Kryesore

Megaoperacion ndaj emigrantëve të jashtëligjshëm! Britania e Madhe dëbon shqiptarët nga territori i saj

16:34 - 30.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoritetet britanike planifikojnë një deportim masiv këtë javë të kriminelëve të huaj dhe emigrantëve që ndodhen ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.




Operacioni që përfshin deri në 300 shtetas të huaj, besohet të jetë ushtrimi më i madh i dëbimit i tentuar ndonjëherë brenda një dite.

Fluturimet çarter të rezervuara nga Ministria e Brendshme nisen për në Kurdistanin e Irakut, Shqipërinë dhe Bangladeshin të martën. Ata që po depërtohen, po mbahen në qendrat e largimit të imigracionit, përfshirë Colnbrook, pranë aeroportit “Heathrow”, ndërsa presin fluturimet.

Ata janë kapur nga e gjithë Britania nga oficerët e zbatimit të emigracionit dhe janë ndaluar gjatë muajit të kaluar. Secili mori një letër nga “Home Office” fundjavën e kaluar, ndërsa ishte në paraburgim, duke dhënë detaje të fluturimit të tyre.

Dëbimet vijnë pasi projektligji për kombësinë dhe kufijtë u bë ligj muajin e kaluar, duke lejuar largimin më të lehtë të atyre që jetojnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak se ata kanë shkuar me viza atje, nuk kanë pasur sukses si azilkërkues, ose janë kriminelë të dënuar me më shumë se një vit burg.

Ndërsa departamenti refuzoi të komentonte detajet e fluturimeve të së martës, “Daily Mail” kupton se të dëbuarit përfshijnë kurdë, irakianë, shqiptarë dhe shtetas të Bangladeshit. Ata do të fluturojnë, përkatësisht, në kryeqytetet e vendit të tyre: Erbil në rajonin autonom të Kurdistanit të Irakut, Tiranë dhe Dhaka.

“New Arab”, një media me bazë në Londër, raportoi se politikani kurd irakian Arian Taugozi tha se operacioni pasoi një “marrëveshje të fshehtë” midis Qeverisë Rajonale të Kurdistanit (KRG) dhe Ministrisë së Brendshme.

Popullsia e Shqipërisë u tkurr në 2.79 milionë banorë në 2021, ikën 42 mijë persona

Sipas një vëzhgimi nga Monitor, plakja e popullsisë, ritmet e larta të emigracionit dhe pasojat e Covid-19 në shëndetin e popullatës kanë sjellë rënien e banorëve në vitin 2021.

INSTAT raportoi se popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2022 rezulton 2.793.592 banorë, duke pësuar një rënie me 1,3 %, krahasuar me 1 janar 2021. Ky është viti i pestë radhazi me tkurrje të numrit të banorëve.

Gjatë vitit 2021 shtesa natyrore e popullsisë (lindje-vdekje) ishte -3.296 banorë, duke shënuar për herë të parë shtesë natyrore negative.

Gjatë vitit 2021 u konstatua dhe një rritje e ndjeshme e emigracionit, ndërsa numri i të kthyerve mbetet i ulët.

INSTAT raportoi se numri i imigrantëve në vitin 2021 ishte 9.195 persona dhe numri i emigrantëve ishte 42.048 persona. Numri i të larguarve, sipas grafikëve të INSTAT, ishyte më i larti që nga viti 2019 dhe nga 2014-a.

Migracioni neto (diferenca midis imigrantëve dhe emigrantëve) pësoi një rritje në vlerë absolute, krahasuar me një vit më parë: nga -16.684 në -32.853 banorë në 2021.

Në rritje ishte dhe mosha mesatare e popullsisë.

Sipas INSTAT, Në 1 janar 2022 mosha medianë e popullsisë rezulton 38,2 vjeç nga 37,6 që ishte më 1 janar 2021.

Në 1 janar 2022 raporti i varësisë së të rinjve (raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç) u zvogëlua krahasuar me 1 janar 2021: nga 24,2 % në 24,0 %, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) u rrit: nga 22,3 % në 23,1 % gjatë të njëjtës periudhë.

Raporti gjinor i popullsisë gjithsej më 1 janar 2022 ka pësuar rënie në krahasim me 1 janar 2021: nga 99,3 në 98,6 meshkuj për 100 femra.

Raporti gjinor në lindje u rrit, duke shënuar vlerën 107,5 në vitin 2021, nga 106,6 që ishte në vitin 2020.

Gjatë vitit 2021 lindën 27.284 foshnja, duke pësuar një rënie prej 2,8 %, krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve në 2021 ishte 30.580 persona, duke patur një rritje prej 10,8 %, krahasuar me një vit më parë. Vdekjet u rritën ndjeshëm për shkak të pasojave të shëndet të Covid-19 (shënim i Monitor).

Në vitin 2021 numri i emigrantëve ishte 42.048 persona dhe numri i imigrantëve ishte 9.195 persona.

Tirana, Durrësi dhe Fieri kanë peshën më të lartë në popullsinë gjithsej.

Më 1 janar 2022 Tirana zë rreth 32,9 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë një nga qarqet më të populluara të vendit, ndjekur nga Durrësi dhe Fieri me nga 10,4 % dhe 10,0 % përkatësisht.

Sa i përket qarqeve të tjerë, pesë prej tyre zënë respektivisht nga 2 % deri 5 % të popullsisë gjithsej.

Më 1 janar 2022 popullsia u rrit vetëm në një qark të vendit

Përllogaritjet e popullsisë më 1 janar 2022 tregojnë se vetëm një qark i vendit shënojë rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë, ndërsa njëmbëdhjetë qarqet e tjerë shënuan rënie të popullsisë. Rritja u shënua në Tiranë (+ 0,8 %).

Në të kundërt, uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në qarqet: Gjirokastër (- 4,7 %), Berat (- 3,7 %) dhe Dibër (- 3,6 %).

Qarku me raportin e varësisë së të rinjve më të lartë është Kukësi (33,5 %), i cili po ashtu rezulton edhe si qarku me raportin e varësisë së të moshuarve më të lartë (26,2 %), ndjekur nga qarku i Lezhës me (26,1%).


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.