LAJMI I FUNDIT

Momente paniku, avioni me të cilin udhëtonte Shaqiri pëson defekt

22:24 - 30.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Xherdan Shaqiri është dashur të jetë në Zyrih të hënën në mëngjes, por deri pasdite ai nuk është paraqitur në bazën e përfaqësueses së Zvicrës.




Mediat zvicerane bëjnë me dije se  udhëtimi për në Zvicër i është shtyrë, pasi Shaqiri ka mbetur i bllokuar në Çikago për shkak të një defekti në avionin me të cilin është dashur të udhëtojë.

“Shaqiri tashmë ishte në avion për në Zyrih, por avioni është dashur të kthehet prapa dhe të ulet në Çikago”, ka thënë Adrian Arnold, zëdhënës i Federatës së Futbollit të Zvicrës.

Mësohet se ka pasur një problem teknik në avion. Ai është ulur 40 sekonda pasi filloi fluturimin. Për shkak të këtij problem, Shaqiri do të bashkohet me Zvicrën ditën e martë dhe  menjëherë do të udhëtojë me përfaqësuesen për në Pragë.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.