LAJMI I FUNDIT

“Play off”-i i Europianit/ Ja shanset e Shqipërisë nga Liga e Kombeve

19:41 - 30.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me formatin aktual, Shqipëria pothuajse është e kualifikuar në “play off”-et e Europianit. Si? Nga 10 grupet e kualifikueseve të Europianit kalojnë dy vendet e para të çdo grupi për të formuar 20 ekipet që kualifikohen në Europian dhe katër të tjerat dalin nga “play off”-i i Ligës së Kombeve.




Liga e Kombeve është e ndarë në katër liga: A, B, C, D. Çdo ligë ka nga katër grupe, përveç Ligës D që ka dy grupe. Shqipëria është shortuar në Ligën B, Grupi 2. Nëse nga kualifikueset e Europianit do të kalojnë 20 ekipe dhe ato do të jenë 16 skuadrat e Ligës A, që praktikisht janë kombëtaret e mëdha, atëherë 4 skuadrat e tjera do të jenë ato që janë pozicionuar më mirë në çdo grup të Ligës B, praktikisht vendet e para të grupit.

Por edhe pas kësaj mbeten edhe katër ekipe të tjera që do të shkojnë në “play off”-in e Europianit, që sipas formatit aktual shkojnë vendet e dyta të grupeve në Ligën B. Kështu që, edhe nëse Shqipëria nuk fiton grupin në Ligën e Kombeve me Izraelin dhe Islandën, edhe vendi i dytë në grup mund ta kualifikojë për në “play off”.

Cili skenar mund ta shmangë këtë? E vetmja mundësi që ky skenar të mos funksionojë është që një nga ekipet që pozicionohen në Ligën C apo D të Ligës së Kombeve të zërë vendin e parë apo të dytë në kualifikueset e Europianit./ PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.