DOSSIER

“Myrtezai tha se kishte frikë nga serbët, mos i bënin gjë vëllait, kishin marrë vesh se ai do shkonte atashe ushtarak në SHBA-ës…”/ Publikohet dokumenti sekret!

07:36 - 31.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhet dosja voluminoze (formulare, hetimore dhe gjyqësore), e Myrteza Bajraktarit me origjinë nga Gostivari, i cili pasi mbaroi shkollën e mesme në qytetin e Tetovës, në vitin 1952, filloi studimet e larta në Universitetin e Shkupit, në degën e Filozofisë, ku krahas mësimeve ai u punësua edhe si gazetar në gazetën “Flaka e Vllaznimit” që botohej në Shkup, nga ku e largojnë shpejt, pasi botoi një artikull ku dilte hapur kundër shpërnguljes së shqiptarëve të Jugosllavisë për në Turqi dhe, si rezultat u emërua mësues në shkollën 7-vjeçare “Shaban Zeneli” të Kumanovës.




Arrestimi i Myrtezait nga UDB-ja në vitin 1952, pasi ai bënte pjesë në një organizatë të fshehtë të quajtur, ‘Organizata Nacional-Demokrate Shqiptare’ dhe dënimi i tij me shtatë vite burg politik, të cilat i vuajti në burgun e Nishit dhe të Idrizovës. Arratisja nga Jugosllavia dhe ardhja në Shqipëri, ku pasi qëndroi disa kohë në kampin e internimit në Seman të Fierit, i’u dha e drejta e shkollës së lartë, duke u diplomuar në Universitetin e Tiranës në degën Gjuhë-Letërsi, por pasi refuzoi emërimin në qytetin e Beratit, në vitin 1971, arrestohet dhe dënohet me shtatë vite burg politik, me akuzën “agjitacion e propagandë”.

Dalja nga burgu e lënia pa punë deri në shembjen e regjimit komunist dhe emërimi i tij si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Zvicër, deri në vitin 1993, si dhe më pas zgjedhja e tij si Kryetar Nderi i Lidhjes Shqiptare në Botë, për vendet e Beneluksit, ku ai punoi për çështjen e Kosovës, deri sa u nda nga jeta më datën 11 dhjetor 2020.  E gjithë dosja e plotë e Myrteza Bajraktarit, me emrat e funksionarëve dhe oficerëve të Sigurimit të Shtetit, pseudonimet e bashkëpunëtorëve, “kolegëve” e “bashkëpatriotëve” që e ndiqnin dhe survejonin, provokatorët në qelitë e hetuesisë, dëshmitarët që i dolën në gjyq, letrat dërguar Enver Hoxhës dhe instancave të larta zyrtare ku kërkonte pafajësinë e tij, etj., etj., publikohet për herë të parë nga Memorie.al.

Dokumenti sekret i hartuar nga Drejtoria e Punëve të Brendshme të Tiranës, ku është zbardhur biseda që është regjistruar me T.O. (teknikë operative, përgjues), në ambientet e restorant “Arbëria” në Tiranë, ndërmjet Myrteza Bajraktarit dhe bashkëpunëtorit të Sigurimit, me pseudonimin “Ylli”

 Ministria e Punëve të Brendshme                                                     Sekret

 Drejtoria e Punëve të Brendshme Tiranë                               Ekzemplar i vetëm

 Nr. 8 

 Grupi i II-të

                                                 Tiranë në 13.2.1980

 Legjenda: O – Myrteza Bajraktari, B – B.p. “Ylli”

 Ndalohet riprodhimi 

Informacion i T.O. mbi bisedat e zhvilluara ndërmjet objektit Myrteza Bajraktari dhe B.p. “Ylli”, bërë në restorant “Arbëria” në datën 9.11.1980.

O – Nuk e përmbante dot veten, një të dëgjuar zërin, më thoshte Myrteza, malli na ka marrë shumë. Çfarë të bëj për ty, çfarë duhet të dërgoj, s’më duhet gjë moj, i thashë, nuk kam nevojë për gjë, i thashë, edhe mua më ka marrë malli për të gjithë ju, filloj të qaj, më mori vajza dhe ajo filloj të qajë, mesa duket, ishte dhe momenti, se edhe Xhemalin nuk e gjeta në shtëpi, se mbas 18 vjetësh, po të dëgjojmë zërin, por yt vëlla nuk është në shtëpi, është shtruar në spital, po unë vazhdova bisedën, ndonjë 20 e ca minuta.

B – Po mire, Xhemali me këtë, me…(nuk e mbaron fjalën)

O – E ketë që desha të them, se Xhemalin s’e harroj unë, ta kem të sigurt, unë nuk dua që Xhemali të jetë i shtruar në spital.

B – Se mos i bëjnë ndonjë gjë atje?

O – Ee…!

B – Ëë?

O – Kjo më bën, këtë frikë kam, të thashë unë një ditë një fjalë, se Xhemalin ka mundësi ta dërgojnë, kështu që të shkojë diplomat.

B – Po.

O – Të dali jashtë, por puna ime e pengon mjaft në këtë drejtim, sidoqoftë, por mos tashti, ka kundërshtuar, ai ka kundërshtarë serbët.

B – Po.

O – Se ata të luftojnë.

B – Po.

O – Mos bëjnë ndonjë diçka serbët, kanë marrë vesh që mund të marrë ndonjë pozitë me rëndësi, a atashe ushtarak në SHBA-ës?

B – Atashe ushtarak.

O – Në SHBA-ës, mundet, ose në ndonjë shtet tjetër Perëndimor, kurse në Lindje, jo.

B – Jo në Lindje? (qesh).

O – Jo.

B – Hë.

O – Kam frikë mos i bëjnë gjë, prandaj shqetësohem.

B – Po.

O – Se kanë për të qenë.

B – Po me atë pozitë që është ai, do ketë edhe njerëz që janë atakuar.

O – Patjetër.

B – Ëëë!

O – Patjetër.

B – Njerëzit e tij, ose mirë more ti.

O – Nuk dua të pësoj gjë ai, jo vetëm si vëlla, më djeg sigurisht, si vëlla të një gjaku, të një barku.

B – Po.

O – Po kemi ca hesape për të larë në këtë botë, po sidomos duhet ta kem gjallë atë byrazer, se kam hesape, duhet t’i lajmë….!

B – As të mjafton se…!

O – Tjetër, nuk na ka mbetur neve.

B – Si?

O – S’na ka mbetur kënaqësi tjetër neve.

B – Si Konte Monte Kristo.

O – Ç’ka kemi ca hesape për të larë neve.

B – E dëgjoj, nuk ta thashë kot, si Konte Monte Kristo, se ai, kur mendonte kështu si ti, ishte 20 vjeç, dhe i lau kur ishte 50 vjeç, ti ke ndërmend të rrosh 100 vjeç?!

O – Jo.

B – Pse jo?! Si racë na takon të rrojmë edhe 120.

O – Po. Ai thoshte në letër se indirekt, brenda 10 vjetëve do të takohemi, por nuk më pëlqeu shumë (qesh). Brenda këtij dhjetë vjeçari.

B – Kush Xhemali?

O – Në letrën e fundit, mbasi erdhi nga Amerika, më shkruajti një letër jo të gjatë e lidhte me muhabete të tjera e më thoshte, brenda këtij dhjetë vjeçari do të takohemi.

B – Po. Në sensin pozitiv, apo negativ?

O – Pozitiv.

B – Kujt i thua sens pozitiv ti?

O – Sigurisht nuk quhet…!

B – Do bëjmë edhe një çikë shaka neve, në këtë botë, e në atë botë, prandaj të thuash brenda këtij dhjetë vjeçari, sa vjeç është ai? (Qesh)

O – Hëë?

B – Sa vjeç është Xhemali, 60-të?

O – Jo, Xhemali është i ri.

B – 50 je ti, 37 jam unë more….!

O – Xhemali është ditëlindja 1927, sa vjeç është?

B – 1927-ta, nuk është shumë i vjetër!

O – Jo, nuk është i vjetër, kurse unë jam i ’33-it, nuk kemi ndonjë diferencë të madhe me Xhemalin.

B – 53 vjeç more?

O – Aq është, ka dalë në pension para kohe.

B – Po mirë more, nuk e marrë vesh këtë trajtim, të dali në pension para kohe, njëkohësisht do t’i ofrojnë post diplomatik, apo luan miqësia…?!

O – Jo, nuk është puna te miqësia, luan dhe çështja e kombësisë, është shqiptar.

B – Edhe…?

O – Kundërpeshë serbëve.

B – Po kush e luan këtë politikë?

O – Djalli me një këmbë (qesh).

B – Je në vete?!

O – Po.

B – Je në vete…?!

O – Shiko, si shpjegohet, gjithë ata shqiptarë në poste të larta të rëndësishme?!

B – Si gjithë ata shqiptarë, ai Fadil Kastrati, vetëm.

O – Nuk është vetëm ai.

B – Ëëë.

O – Janë shumë, janë mbi 20 në poste me rëndësi në federatë.

B – Je në vete?!

O – Posi, në poste me shumë rëndësi.

B – Të trashë, a të hollë janë?

O – Jo, të hollë.

B – Ëëë?

O – Të hollë, mund të ketë edhe të trashë në mes tyre.

B – More, mirë të pyes për tjetër gjë, se po të jenë të hollë ata, e kapin menjëherë.

O – I sigurt…(i flet shumë ulët, nuk dëgjohet se çfarë thotë).

B – Ehh, mos u mbush…!

O – Ehh, ta heqësh?

B – Ta heqësh, se sikur përjashta lamë ato hallet personale.

O – Qesh, kisha ndërmend të bëja ndonjë gjë.

B – Po, mund ta bësh.

O – Mirëpo, erdhi Idrizi, dhe kështu që mbeti.

B – Idrizi, kishte ndonjë hall, a ndonjë gjë?

O – Edhi më rregulloi dushin, i vjen dorësh për këto punë.

B – More që atëhere për librat, s’i vajte më atij ti?

O – Ja shiko, harroj, të më vrasësh mua, s’e kemi marrë libra te Idrizi, jo, vajtëm, bashkë te Idrizi në shtëpi, te Idrizi, ti bleve libra, është kështu?!

B – Nuk e mbake mënd!

O – Për nder nuk e mbaj mënd.

B – Po mirë ore, a nuk kishe atë ‘Dhiatën e vjetër’, i thashë unë, mora kopjen e Monte Kristos.

O – Tani më kujtohet, e kisha harruar fare, s’ka rëndësi.

B – S’ka rëndësi, se më habite.

O – A e din ça është, disa gjëra mua më fiksohen, nuk i harroj kurrë, qoftë dhe një bisedë, më duket e konsideroj shumë, mund të më fiksohet në kokë, po kjo s’ka rëndësi, ke blerë libra, ke marrë libra.

B – Sa libra?

O – Se kanë marrë dhe dy të tjerë libra te Idrizi.

B – Ti i ke shpënë?

O – Unë, për ata të dy, i di, se ç’mundësi kanë.

B – Një djallë e gjysëm, u ngjall Titua?

O – Ka një vit, që është ngjallur.

B – Mos ja fut kot!

O – Mbase dhe për një vit vdes.

B – Ai ka një klinikë botërore.

O – Tre vjet është shumë, se Dallesi që kishte atë, edhe i vëllai ka vdek, mbasi është këputur këmba e majtë.

B – Ku ka qenë ky?

O – Në Jugosllavi.

B – Çfarë bënte?

O – Njeri i thjeshtë ka qenë, arsimtar, këtij i është këputur këmba dhe një vjet ka rrojt dhe një vit ka afat.

B – Me një këmbë?

O – Mbas vdekjes së tij, dëgjo, ngjarje do këtë në Ballkan, s’ka diskutim hiç, hiç më tepër se mban dot, do të ketë me siguri.

B – Këtu do të jemi.

O – Do të ketë, hiç mos kesh.

B – Jam shumë pesimist, për këto barishte që po ha, jam shumë pesimist (qesh).

O – Nuk i përgjigjet…!

B – Po ky tani, me një këmbë që është, s’besoj se bën më xhiro!

O – Edhe mbrëmë e dha televizori.

B – Dha, hëë?

O – Ai Këshilli i mjekëve dha komunikatë se, vazhdon përmirësimi i gjendjes shëndetësore.

B – Progresivisht?

O – Po. Nuk reziston dot Titua, vazhdon ajo gjendja e alarmit në Jugosllavi, nuk është hequr akoma gjendja e gatishmërisë?

B – Gjendja e jashtëzakonshme.

O – Po, gjendja e jashtëzakonshme.

B – Çfarë bëjnë në gjendje të jashtëzakonshme ata?

O – Janë në gatishmëri luftarake.

B – I tremben Amerikës, se mos i hyn brenda?

O – Amerikës, i tremben (qesh).

O – Është për t’u çuditur, Bullgari, me cilin shtet u bë aleat, ai e nuhati Bullgarin, si qen zagar, ata gjithnjë kanë pasur qëllimin e Maqedonisë Lindore, synimet kundër Jugosllavisë, kanë synuar dhe Maqedonia e Egjeut në Greqi, po nuk e kanë arritur ndonjëherë, ka qenë në mbrojtjen e anglezëve. Greqia gjithnjë, madje para Luftës së Dytë Botërore, Anglia është tërhequr nga Ballkani.

B – Ashtu ëë, Anglia vdiste për Ballkanin.

O – S’ka fuqi, s’ka potencë, i kanë rënë dhëmbët luanit.

B – Ja kanë dhënë dhëmbët atij, Amerikës.

O – Ai, është më i moderuar.

B – Po ky, Karteri, si shumë ashtu maskara mor burrë i dheut…?!

O – Jo, nuk e di vallai!

B – Ata aziatikët po i eliminon, po hedh sytë nga Kina, e në fakt, kështu është.

O – Po, po, të shohim tashti, kush do të vijë, kur janë zgjedhjet, tani shpejt?

B – Fushata e zgjedhjeve vazhdon dy vjet përpara.

O – Veçse Karteri, ta dish se ka bërë punë të madhe gjatë këtyre viteve.

B – Çfarë ka barë?

O – Ja, po ta them unë.

B – E hodhi Amerikën në hale, edhe ai, ja la rusit të gjitha zonat e influencës, Vietnam, etj.

O – Pikërisht këtë, u tërhoq ai në Kore, e la Indinë, pothuajse në dorë të rusit, u tërhoq nga Vietnami, tërhoqi ushtrinë nga Kamboxhia, nga ato shtetet e tjera të Azisë Lindore, ç’janë ata, i futi në xhep, i mbuloi të gjithë.

B – Po pse, ia atribuon Karterit dhe jo Niksonit?!

O – Karteri me politikën e tij, në dukje paqedashëse, se kështu është strategjia e tij, tërhoqi ushtritë e tij vetë, le të bashkohet Vietnami siç na intereson ne, ne kemi Kinën, le të bashkohen këta, të vegjlit dhe do të bashkohen me siguri, edhe këta të Koresë. Ai ka Japoninë, e ka andej.

B – Po mirë rusi, si do ta shikojë këtë muhabet?

O – Ja, janë përpëlitjet këto, pse nuk është përpëlitje kjo e Afganistanit, u tmerrua, por u diskreditua, veç e shikon kudo, mos thuaj pse, nuk çaj kokën, e çan kokën që ç’ke me të.

B – Aq e çan kokën, sa…!

O – U diskreditua veç, nuk janë të pakta këto shtetet e paangazhuara, në këtë situatë lufte, një m… janë që te Beogradi, për situate lufte, s’kanë, por në këtë situatë, ata ngrenë peshë (qesh).

B – Çfarë peshe? Politike, përkundër rusit.

O – Kundër rusit…? Memorie.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.