Sociale

Ngjarja e Librazhdit, psikologia Lekli: Tradhëtia ka mënyrën e saj të mostolerimit, dhuna është e patolerueshme!

08:44 - 31.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Marsela Lekli, psikologe




Histeria kolektive që ka ngërthyer opinionin facebook-as dhe jo vetëm, për rastin e nuses nga Librazhdi e cila u bë virale me videot e publikuara nga vjehrria për tradhëti, dëshmon qartazi se shoqëria jonë ende vazhdon të vegjetojë në provincialitetin e mendimit dhe është e zhytur në pellgun e klisheve dhe dogmave me sens zakonor. Kjo gjë u vërejt sot, teksa kjo femër ishte e ftuar e njërit prej emisioneve më prestigjioze në televizionet shqiptare “Me zemër të hapur“ dhe si një digë e shembur vërshoi përroi psiqik i komentuesve, të cilët pa menduar se ajo femër është krijesë njerëzore, dhe pa menduar aspak që mund të jetë mund të jetë për rrethana të ndryshme motra e cdonjërit, ndërmorën kryqëzatë denigrimi dhe baltosjeje.

Sa për sqarim! Fenomenin në fjalë nuk e mbron dot, për sa kohë që familja është institucioni më i shenjtë, mbi vlerat morale të së cilit ndërtohet një shoqëri e shëndetshme, por askush dhe asnjëri nuk mund dhe nuk duhet të mbrojë dhunën e ushtruar ndaj saj. Sado që opinonet përzihen me emocionet dhe sentimente e gjykimit të kësaj femre dhe që vijnë në formën e dënimit të tradhëtisë, prapëseprapë gjuha mbështetëse e dhunës është e patolerueshme, pasi cdokush zgjedh zgjedh rrugët e tij në jetë dhe merr atë që meriton përmes zgjidhjeve pa dëmtuar jetën e askujt. Tradhëtia ka mënyrën e saj të mostolerimit, dhuna është e patolerueshme!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.