SPORT

“Pse qava kur ngrita shtangën” Evangjeli Veli tregon momentin e fitores në europian

09:39 - 31.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Evangjeli Veli u shpall kampione e Europës deri në peshën 55 kg për femra, hera para që ndodh për një sportiste shqiptare.




Shtangistja shqiptare mori medalje ari në shkëputje dhe dygarësh (208 kg), kurse në shtytje mori medalje argjendi.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo e përlotur tregoi emocionet e atij momenti historik.

Evangjelia tha se në çastin që ngriti shtangën iu kujtuan të gjitha vuajtjet që kishte kaluar ndër vite.

“Më janë bërë katër medalje. Ditën e parë ishte e pamundur të flija gjumë. Isha shumë e lumtur. Të them të drejtën që do të dilja kampione të dielën. Duhet të ndodhte diçka shumë e keqe që të mos e merrja vendin e parë. Jam shumë e lumtur dhe mbi të gjitha që fitoi një vajzë. Mbi të gjitha janë shumë e lumtur që u këndua himni shqiptar dhe do të dëgjohet edhe sot me Briken Çaljan.

Në ato momente kur kam ngritur shtangën shpërtheva në lot se më kaluan në mend të gjitha vuajtjet që kam kaluar ndër vite”, u shpreh ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.