AKTUALITET

“Nuk po ia fus kot”/ Rakacolli: Mjekët shqiptarë nuk ikin në Gjermani prej pagës, por sepse gjermanët emigrojnë drejt Zvicrës dhe Amerikës

12:30 - 01.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka deklaruar ditën e sotme në Komisionin për Çështjet ligjore se mjekët shqiptarë nuk largohen drejt Gjermanisë për shkak të pagës.




Ajo u shpreh se shkak është fakti se në mjekët gjermanë largohen drejt Zvicrës dhe SHBA-ve. Rakacolli theksoi se sot mjekët kanë kushte më të mira.

“Pagat e mjekëve dhe infermierëve janë rritur. Do të rriten me 40% gjatë mandatit. Sapo u bë rritja më e madhe që është bërë ndonjëherë. Ishte rritja e tretë brenda mandatit.

Në Gjermani mjekët nuk shkojnë për shkak të pagës. Mjekët që ikin në Gjermani ikin sepse mjekët gjermanë ikin në Zvicër dhe Amerikën.

Në Gjermani shkojnë mjekët por mos harroni që nga 1.3 mjekë për 1 mijë banorë kemi 1.9 mjekë për 1 mijë banorë. Unë nuk ia fus kot se nuk jemi këtë për lojë kungulleshkash. Mjekët këtu kanë kushte. Nuk është vetëm rroga”, deklaroi Rakacolli.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.