AKTUALITET

“Tirana ishte zgjidhje e duhur”/ Presidenti i UEFA-s, letër falënderimi për organizimin e finales së Ligës së Konferencës

12:54 - 01.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka dërguar një letër falënderimi në FSHF për organizimin e finales së Ligës së Konferencës në Tiranë. Sipas fjalëve të Ceferin, emocionet e kësaj finaleje dhe entuziazmi që u përçua gjatë saj, ishin prova më e mirë se pse Tirana kishte qenë zgjedhja e duhur për zhvillimin e finales.




LETRA E CEFERIN

I dashur President, i dashur Armand,

Faleminderit për pritjen e finales së edicionit të parë të UEFA Conference League në Tiranë. Dua të përgëzoj Federatën Shqiptare të Futbollit dhe juve për organizimin me sukses të një eventi kaq prestigjioz dhe sfidues.

Nuk do t’i harroj kurrë emocionet e tifozëve kur në fushën e stadiumit “Arena Kombëtare” në Tiranë zbritën lojtarët e Romës dhe Feyenoord. Një valë e tillë kaq unike, elektrizuese e energjisë pozitive që i drithërima të gjithëve, edhe atyre me më përvojë.

Kjo ishte prova e fundit që Tirana ishte zgjedhja e duhur për këtë rast historik. Një qytet tërheqës kulturalisht, modern, shumë mikpritës për gjithkënd ishte vendi i përsosur për finalen inaguruese të një kompeticioni ndërkombëtar të shumëpritur.

I dashur Armand, më qartë, ju falënderoj për mbështetjen tuaj të pakushtëzuar në muajt përpara turneut. Uroj që ju dhe Federata Shqiptare e Futbollit të ruani të njëjtën energji dhe pasion në të ardhmen. Shpresoj që kjo finale do të jetë një ngjarje historike për Shqipërinë dhe rritjen e futbollit në vendin tuaj.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.