SPORT

(VIDEO) Akuza të rënda për portierin e kundërshtarëve të Shqipërisë/ E kapin “mat” duke zvogëluar portën!

07:50 - 01.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria nis në javën e ardhshme rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve me një duel në transfertë ndaj Islandës. Një sfidë impenjative ndaj një ekipi i cili bën shpesh surpriza në arenën ndërkombëtare.




Por kuqezinjtë duhet t’u ruhen edhe surprizave të veçanta që mund të vijnë nga nordikët, pasi një nga portierët e tyre, akuzohet se përdor një rreng për të zvogëluar portën para ndeshjeve.

Portieri 21-vjeçar Patrik Gunarson, pjesë e klubit të Viking, është akuzuar në Norvegji se lëviz në mënyrë të vullnetshme shtyllat e portës me qëllimin për të zvogëluar dimensionet e saj. Ai shihet teksa shtyn shtyllat drejt pjesës së brendshme pak nga pak.

Një situatë e çuditshme, por për të cilën ai ka hedhur poshtë çdo akuzë. “Bëhet fjalë vetëm për një ritual para ndeshjeve. Ky gjest më bën të ndjehem më mirë. Nuk ka asgjë. Thjesht godas me shkelm shtyllat”, ishin fjalët e tij. Tani mbetet të shihet nëse do të përsëritë të njëjtin ritual edhe me Shqipërinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.