BOTA

LeBron James bëhet lojtari i parë aktiv në NBA me një pasuri prej një miliard dollarësh!

18:08 - 02.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në moshën 37-vjeçare, LeBron James u bë lojtari i parë aktiv i NBA-së me një pasuri prej 1 miliard dollarësh, sipas Forbes.




Ylli i Los Angeles Lakers, i cili ka fituar 4 kampionate NBA dhe është përfshirë 18 herë në All-Star, shkruan historinë! Me paratë që mori këtë vit (121.2 milionë dollarë) nga skuadra e Kalifornisë, arritën në 1 miliard dollarë.

Michael Jordan, basketbollisti i vetëm miliarder, arriti në 1 miliard dhjetë vjet pas lënies së sportit falë blerjes së Charlotte Hornets.

Të ardhurat e LeBron nga Cavaliers, Heat dhe Lakers ishin 385 milionë dollarë dhe ai bëri 900 milionë dollarë nga aktivitetet jo-basketbollistike.

James fitoi 64 milionë dollarë në katër sezone në Miami Heat dhe 153 milionë dollarë në katër sezone me Los Angeles Lakers. Përveç kësaj, ai fitoi 170 milionë dollarë në 11 sezone me Cleveland Cavaliers.

“Është momenti im më i madh. Unë dua të maksimizoj biznesin tim. Dhe nëse ndodh që të kem sukses, nëse ndodh që të jem një atlet me shumë miliarda dollarë, jam i emocionuar”, tha James për GQ në një intervistë profetike në vitin 2014.

Basketbollisti amerikan ka lindur më 30.12.1984 në Ohio, SHBA. U zhvendos dymbëdhjetë herë në tre vjet përpara se të shkonte në shkollën e mesme dhe vazhdoi të bëhej basketbollisti më i mirë i kohës së tij dhe një nga më të mirët e të gjitha kohërave!

James nënshkroi kontratën me Nike në vitin 2003 në moshën 18 vjeçare, duke refuzuar propozimet e Reebok dhe Adidas ndërsa në vitin 2015, marrëveshja u bë e përjetshme!

Vitin e kaluar, falë Nike, si dhe marrëveshjeve me marka si AT&T, PepsiCo dhe Walmart, ai ishte sportisti i dytë më i paguar në botë.

Në vitin 2015, ai prishi një marrëveshje prej 15 milionë dollarësh me McDonald’s për të vazhduar me Blaze Pizza si investitor. Thuhet se ka paguar më pak se 1 milion dollarë për 10% të zinxhirit të picave në vitin 2012 dhe tani ka 300 dyqane në SHBA dhe Kanada. Forbes vlerëson se aksionet e James në zinxhir kapin vlerën e rreth 30 milionë dollarëve.

LeBron James gjithashtu ka aksione në Liverpool dhe së fundmi ishte në Paris për të parë finalen me Real Madridin.

James vlerësohet të zotërojë rreth 1% të grupit, i cili përfshin Boston Red Sox, Fenway Park plus gjysmën e Roush Fenway Racing dhe 80% të New England Sports Network.

Ai zotëron të paktën tre prona me një vlerë totale prej rreth 80 milionë dollarë. Ai ndërtoi një rezidencë prej 10 milionë dollarësh pranë qytetit të tij të lindjes, Akron, Ohio. Bleu një rezidencë në Los Anxhelos në 2017 për 23 milionë dollarë. Ai gjithashtu ndërtoi një rezidencë prej 13,000 metrash katrorë në Beverly Hills.

Forbes vlerëson se James gjithashtu ka më shumë se gjysmë miliardë dollarë në vlerë neto.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.