BOTA

Letra e hapur e Pelé drejtuar Putinit: Ndaloni luftën, ajo shkakton vetëm dhimbje, frikë dhe urrejtje

17:57 - 02.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Legjenda e futbollit botëror Pelé, tani 81 vjeç (emri i vërtetë i të cilit është Enson Arades do Nascimento), i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin që t’i japë fund luftës në Ukrainë.




“Nuk ka absolutisht asnjë justifikim për këtë dhunë të vazhdueshme. Ky konflikt është i frikshëm, i pajustifikuar dhe nuk shkakton asgjë përveç dhimbjes, frikës dhe urrejtjes”, tha Pele në një letër të hapur drejtuar Presidentit Putin të postuar në Instagram.

“Aftësia për ta ndaluar atë është në duart tuaja – shkruan futbollisti legjendar – në ato duar që unë shtrëngova gjatë takimit tonë të fundit në Moskë në 2017-ën”.

Në vitin 2017, Pelé mori pjesë në ngjarjet e organizuara nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) që i paraprinë Kupës së Botës të mbajtur në Rusi në 2018.

Pelé u përfshi në listën e revistës TIME me 100 personalitetet që kanë ndikimin më të madh në botë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Pelé (@pele)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.