Kryesore

Pse diktatori i futbollit Armand Duka sulmon “Panorama Sport”, disa nga skandalet qe i “dhembin”

15:20 - 02.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Injoranca është si bar i keq që diktatorët kanë tendencën ta grumbullojnë rreth vetes deri sa e trashin zullumin dhe nisin të mos e bëjnë më gjumin rehat.




Kjo nuk bën përjashtim as në futboll dhe shembulli është Armand Duka. I tmerruar nga e vetmja media që nuk ka nën kontroll, “Panorama Sport”, pasi nuk ia doli ta intimidonte duke mos akredituar nëpër stadium gazetarët e saj, tani nis të shkruajë fletrrufe qesharake.

Sot në gazetën “Panorama Sport” është publikuar shkrimi me titullin “Duka provokon Taren: Të vijë këtu si trajner”. Pa i hequr dhe deformuar asgjë deklaratës së tij, por duke e komentuar brenda kornizës etike dhe mesazheve që përcillte deklarata e tij.

Duka e përdori këtë si pretekst dhe reagoi në mënyrë të shproporcionuar duke sulmuar edhe pronarin e gazetës.

Mjafton të lexosh ato pak rreshta shkrim për të kuptuar nivelin mizerabël dhe se sa i trembur është ky njeri. Presidenti i Federatës që ka futbollin më të korruptuar në Europë, sulmon gazetën më të madhe sportive dhe pronarin e saj vetëm sepse deri tani kanë pasqyruar të vërtetën, atë që Dukës i dhemb gjithmonë.

Sepse Duka drejton sot një institucion që e ka shndërruar në pronë private, ndryshe nga “Panorama Sport” ku ka pavarësi totale dhe ku pronari i saj nuk ndërhyn në lajme dhe në raportime, por vetëm në politikën e drejtë editoriale që kemi ndjekur.

Pikërisht për këto arsye kjo gazetë dhe portali janë më të mëdhenjtë në Shqipëri, duke pasur shumë herë më tepër lexues se sa tifozët që shkojnë sot në stadiume.

Duka me djallëzi tenton të godasë bizesin siç është mësuar t’u vërë gjoba klubeve shqiptare duke paracaktuar kampionate e kupa, por nuk ka shanse, ndaj është i dëshpëruar.

Prandaj sot, njeriu që flet për “limite” i ka kapërcyer të gjithë kufijtë dhe ka vendos të shesë moral… Po pra, po shet moral paturpësisht diktatori i futbollit që:

– Ka klubin më të dënuar në planet për trukime dhe në çdo vend tjetër jo vetëm që nuk do e shihte më derën e FSHF-së, por do kish shkuar atje ku iu takon atyre që trukojnë ndeshje.

– Ka vjedhur paratë e fëmijëve duke u zhvatur klubeve fondin e solidaritetit për vite me radhë (e faktuar nga Panorama Sport).

– Merr miliona nga FIFA dhe UEFA për to, por i lë vajzat e futbollit pa i paguar.

– Zhgërryhet me balerina në klube nate duke mbajtur veshur fanellën e kombëtares.

– U mohon klubeve edhe fondin e emergjencës që FIFA akordoi për COVID-in.

Është kaq hipokrit, sa nga frika e Igli Tares vendosi të ndryshojë statutin për të përjashtuar të gjithë ato ikona të futbollit që e kanë nderuar emrin e Shqipërisë në Europë.

Edhe sot, nuk e ka problemin te deklarata për Igli Taren, por tek faqet 2,3 dhe 5 të “Panorama Sport” ku pasqyrohet qartë gjithë situata e futbollit shqiptar nën drejtimin e Dukës.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.