AKTUALITET

Hungari – Angli/ Mijëra të mitur hungarezë brohorasin lojtarët e Anglisë për uljen në gjunjë kundër racizmit

08:17 - 05.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Hungaria priti në “Puskas Arena” Anglinë për ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve në një ndeshje që duhet të jetë me dyer të mbyllura.




Megjithatë, hungarezët vendosin në tribuna 30 mijë fëmijë deri në 14 vjeç , pasi këtë të drejtë ua jep rregullorja dhe konkretisht neni 73 i UEFA-s. Sigurisht që fëmijët shoqëroheshin nga të rriturit.

Tifozët hungarezë janë akuzuar shumë herë për sjellje raciste dhe janë dënuar për këtë, por edhe të miturit kanë të njëjtën logjikë dhe sjellje si të rriturit.

Kujtojmë se UEFA e kishte dënuar Hungarinë me 2 ndeshje për sjelljen homofobike dhe raciste të tifozëve të saj në ndeshjet e Euro 2022 me Francën, Portugalinë dhe Gjermaninë.

Kundër Portugalisë, tifozët hungarezë brohoritën parulla homofobike drejtuar Cristiano Ronaldos, ndërsa lojtarët e kombëtares përgjithësisht nuk u gjunjëzuan në lëvizjen klasike simbolike kundër racizmit.

Sipas raportimeve, disa spektatorë në “Ferenc Puskas Arena” nuk kanë treguar respekt për simbolet e komunitetit LGBTQI!

Mirëpo, ata nuk e kishin problem dhe para krosit, lojtarët e “Luanëve” u gjunjëzuan për nder të  “Black Lives Matter” dhe fëmijët që ndodheshin në stadiumin e tyre… brohorisnin.

Kombëtarja e Anglisë mbështet lëvizjen “Black Lives Matters”, por hungarezëve nuk iu pëlqeu kjo. Imazhi zhgënjyes për hungarezët që panë në fund të natës skuadrën e tyre të fitojë 1-0 finalistin e Euro 2020.

Goli i vetëm u shënua në minutën e 66-të nga Zomboslay pas një përmbysjeje të Nagy nga James në zonë!

Kjo ishte fitorja e parë e Hungarisë kundër Anglisë pas vitit 1962!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.