LAJMI I FUNDIT

Shqipëria e nis me “frena dore”, dhurata e Gjimshitit i jep pikë Islandës, tani sytë nga Izraeli

10:01 - 07.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nuk kishin arritur kurrë të dilnim me një pikë nga Islanda, e bëmë diçka të tillë për herë të parë, por askush nuk feston. Ishullorët nuk janë me ajo përfaqësuese cilësorë, Shqipëria në letër duhet dhe mund të ishte më lart, por në fund detajet dhe mbase mentaliteti, siç u shpreh dhe vet Reja bënë që kuqezinjtë të rrëshqasin atëherë kur nuk duhej. Nëse kjo sfidë do të luhej kohë më parë, një barazim 1-1 në ishull nuk është për tu hedhur poshtë, por sot diskutimi është ndryshe, pasi Shqipëria zbret në fushë me stofin e një ekipi favorit që kërkon të fitojë Grupin B në Ligën e 2.




Pa Brojën, Bare apo Uzunim dukshëm Shqipëria kishte më pak cilësi në fushë, dyshja Seferi-Cikalleshi u shërbye pak, vetëm 2 herë arritëm të godasim kuadratin, një prej tyre Seferi arriti ta dërgojë në rrjetë, goli i tij i parë me fanellën kuqezi. Shqipëria këtë herë zhgënjeu në pikën më të fortë, në fazën mbrojtëse, goli i Islandës me fillimin e pjesës së parë erdhi si pasojë e një gabimi nga ana e Gjimshtiti, por në përgjithësi, në 90-minuta nuk ishte ai “bunker” që të gjithë shpresojmë. Edy Reja si gjithnjë i besoi zgjedhjeve të para, skemave të tij, edhe këtë herë vendosi të ndërhyjë vonë në formacion, pas minutës së 70-të, ndryshme që thuajse nuk patën asnjë imapkt në fushën e lojës.

Në fund dalim me një pikë nga transferta përballë Islandës, një rezultat që në letër qëndron por përballë Izraelit më 10 qershor kërkohen pikët e plota me çdo kusht, nëse dëshirojnë të fitojmë këtë grup në Ligën e Kombeve./BW


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.