LAJMI I FUNDIT

“Dhunohen selitë e partive PDK, PR dhe PBDNJ”/ Ndoka: Policia dhe Avokati i Shtetit na sekuestruan zyrat dhe morën peng të gjithë dokumentet

18:05 - 11.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka akuzuar Policinë e Shtetit dhe Avokatin e Shtetit se kanë hyrë në zyrat e partive PDK, PR dhe PBDNJ dhe kanë sekuestruar të gjitha dokumentet.




Me anë të një postimi në Facebook, Ndoka thotë se Avokati i Shtetit ka sekuestruar zyrat dhe ka marrë peng të gjithë dokumentet e dy partive PDK dhe PR, ndërsa Policia e Shtetit ka nxjerrë në rrugë PBDNJ-në.

Sipas Ndokës, dhunimi barbar i zyrave të partive poolitike dhe marrja e dokumentacionit, janë shenja të një pushteti arrogant dhe kriminal.

Ai bën të ditur se lidhur me këtë ngjarje, ka informuar Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama si dhe institucionet ndërkombëtare në vend, OSBE-së, BE-së dhe SHBA-së.

Postimi i Nard Ndokës në FB:

Pushtet arrogant, Avokati i Shtetit dhe Policia e Shtetit, dhunojnë selitë e tre Partive Opozitare (PDK, PR e PBDNJ).

Pushteti pasi dështoi me pengun Basha në Opozitë, i është vërsulur partive të tjera politike.

Mbas sulmit të zyrave të FRD, në shënjestër tashmë Partia Demokristiane e Shqipërisë, PDK, Partia Republikane dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

Avokati i Shtetit në mënyrë arbitrare sekustron zyrat dhe merr peng të gjithë dokumentat e dy partive politike PDK e PR, ndërsa Policia e Shtetit nxjerr në rrugë PBDNJ.

Kemi informuar zyrtarisht Presidentin e Shqipërisë, Kryeministrin e Shqipërisë (megjithëse ky është urdhëruesi i plaçkitjes), institucionet ndërkombëtare në vend, OSBE, BE e SHBA-të.

Dhunimi barbar i zyrave të tre partive politike, pengmarrja e dokumentacionit dhe arkivave, shenja të një pushteti arrogant e kriminal, që kërkon asgjësimin e pluralizmit politik.

Partia Demoktistiane e Shqipërisë, PDK

Zyra e Shtypit

Tiranë, më 11 Qershor 2022


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.