LAJMI I FUNDIT

PS ftesë për Monika Kryemadhin në përvjetorin e partisë

13:57 - 11.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëj vit para zgjedhjeve vendore duket se socialistët kanë vendosur të ndryshojnë sjellje sa i përket kundërshtarëve politike.




Pas 5 vitesh ndarje dhe “luftë” Partinë Socialiste duket se ka vendosur ti bëjë një ftesë, ndoshta edhe formale Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në selinë e partisë së drejtuar nga Monika Kryemadhi ka mbërritur ftesa për tiu bashkuar ditëlindjes së 31-të të selisë Rozë.

Burime nga PS shprehen se në festë është ftuar edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Të djelën në orën 19:00 socialistët do të organizojnë një pritje në oborrin e kësaj force politike. Të paktën për një ditë PS dhe LSI kanë ulur “armët” politike që të gëzojnë sebashku këtë ditë të shënuar për të majtën shqiptare.

Ende nuk dihen arsyet e këtij armëpushimi, por kjo ftesë vjen në një moment ku Presidenti Ilir Meta i erdhi në ndihmë PS duke lëshuar dekret për lirimin nga detyra të Bajram Begaj nga Stambolli për të mos djegur raundin e 4 të zgjedhjes së Preisdnetit të ri, që do ta zëvendësojë atë pas 24 korrikut në Postin e kreut të Shtetit.

Ndërkaq në 24 shkurt Meta do të lërë mandatin si president duke iu rikthyer politikës aktive. Vetëm një ditë më pas LSI ka vendosur të thërrasë konventën, por ende nuk dihet nëse Meta do ti bashkohet forcës që krijoi.

Gjithashtu ende nuk është e qartë nëse PS i ka dërguar ftesë edhe PD-së, të paktën për atë që e quan zyrtare të përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj./ Ora


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.