AKTUALITET

“S’ka raste të dyshuara për linë e majmunëve”, drejtoresha e ISHP: Ja masat që duhen zbatuar

19:33 - 11.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini deklaron se në vendin tonë nuk ka raste të dyshuara të lisë së majmunit.




E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Tomini theksoi se aktualisht nuk ka raste të dyshuara në vend. Tomini tha se disponohen kapacitetet diagnostikuese dhe nuk ka vend për panik.

“Nuk duhet të panikosemi sepse nuk është e njëjta situatë me COVID-19. Survejanca sindromike, qoftë në diagnozën laboratorike kemi eksperienca të mëhershme. Kemi kapacitetet dhe për diagnozën laboratorike dhe të njerëzve. Flitet për raste të para nëse kemi të dhëna të dyshuara.

Virusi që shkakton linë e majmunit, i ka në të njëjtin nivel postulat. Në të gjithë trupin, nga pjesa e buzëve, mund të kalojë në pjesët gjenitale, në kofshët. Janë në të njëjtin stad të shfaqjes klinike. Fillojnë me një lëng seroz të pastër, kalojnë në postula me qelb. Ka të njëjtin stad si varicela. Kemi një periudhë të inkubacionit nga 2-4 javë. Periudha para shfaqjes së shenjave të temperaturës, lodhjes, gjëndrave, jemi në një periudhë 3-4 ditore, është infeksioze, deri në momentin që postulat, apo qeskat me qelb, individi është infeksioz, ndaj duhet të izolohet”, tha Tomini.

Sa i përket masave, ajo theksoi se janë pothuajse të njëjta si ato të COVID.

“I rikthehemi të njëjtave masa, nga higjiena e duarve, vendosja e maskave, sepse mund të ketë dhe infeksione sekondare. Transmetim nëpërmjet postulave nga kontakti i ngushtë mes dy individëve. Gjithë masat që kemi respektuar ndaj COVID, por me një element të shtuar siç është kontakti me lëkurën shtojnë vigjilencën. Jemi në pritje të sjelljes së elementëve sekondarë. Aktualisht nuk kemi raste të dyshuara për linë e majmunëve. Deri në këto momente nuk kemi pasur asnjë rast të dyshuar”, deklaroi Tomini.

Sipas saj, të vaksinuarit për variolën janë 85% të mbrojtur nga lija e majmunëve.

“Në vitin 1981 të gjithë janë vaksinuar në Shqipëri me variolën. Të gjithë ata individë janë të mbrojtur në nivel 85% kundrejt lisë së majmunit. Gjendja febrile, temperatura fillon pa u shfaqur puçrrat apo shoqëron gjatë gjithë kohës, sepse surprizat mund të jenë të ndryshme. Sigurisht që konsolidohet, qoftë dhe shenjat klinike me njohjen e rasteve por në një periudhë 4 ditore që të gjitha sëmundjet infektive e kanë që shfaqet temperature e lartë”, tha Tomini më tej.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.