LAJMI I FUNDIT

Gazment Bardhi nxjerr videon: Ja si Edi Rama e mbrojti Agim Kajmakun, të miratohet Vettingu në politikë!

12:11 - 12.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti demokrat, Gazment Bardhi, reagon për arrestimin e ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku në Itali, pasi u kap me 20 kg kokainë.




Bardhi publikon në “Facebook” një video të kryeministrit Edi Rama, kur mbronte Kajmakun, duke e cilësuar atë përgjegjës për “kriminalizimin e qeverisjes qëndrore dhe lokale.

Postimi i plotë:

Edi Rama është përgjegjës për kriminalizimin e qeverisjes qëndrore dhe lokale. Ai nuk mund të fshihet dhe nuk mund ti ikë përgjegjësisë së tij. Edi Rama e emëroi Agim Kajmakun kryetar të bashkisë së Vorës dhe ai do të ishte sot në detyrë nëse PD nuk do kishte denoncuar të shkuarën e tij kriminale. Asokohe Edi Rama dhe Belinda Balluku, në vend të ndjesës ndaj qytetarëve, zgjodhën baltën ndaj denoncuesve. Që nga muaji Tetor 2021 Edi Rama ka bllokuar iniciativën e PD për vettingun e politikës. Sot më shumë se kurrë ajo iniciativë duhet të ecë përpara, duke garantuar jo vetëm largimin e të inkriminuarve nga qeverisja, por edhe shkëputjen e lidhjeve mes krimit dhe politikës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.