Kryesore

Nga Balla, te Veliaj e Gjiknuri/ Urimet e socialistëve me rastin e 31-vjetorit të Partisë Socialiste!

09:50 - 12.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Figura të larta të Partisë Socialiste kanë uruar sot 31-vjetorin e kësaj force politike. Nga Taulant Balla, te Damian Gjiknuri dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë ardhur urimet e rastit me rastin e këtij përvjetori.




Në orët e para të mëngjesit, ishte Kryeministri Rama, i cili me anë të një postimi në Facebook, uroi socialistët kudo që janë me rastin e 31-vjetorit të themelimit të saj.

Taulant Balla: Mirënjohje themeluesve kurajozë dhe të gjithë kontributorëve ndër vite!

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh urimi në 31-vjetorin e krijimit të PS.

Balla ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj themeluesve kurajozë dhe të gjithë kontributorëve ndër vite, të cilët i dhanë Shqipërisë forcën politike më të madhe, më atdhetare, gjithmonë e hapur, gjithmonë progresiste e moderne, e cila promovon në Shqipëri vlerat më të mira social-demokrate europiane.

Gëzuar Ditëlindjen e 31 të Partisë SocialisteMirënjohje themeluesve kurajozë, të gjithë kontributorëve ndër vite, të cilët i dhanë Shqipërisë forcën politike më të madhe, më atdhetare, gjithmonë e hapur, gjithmonë progresiste e moderne, e cila promovon në Shqipëri vlerat më të mira social-demokrate europiane. Mirënjohje anëtarëve, patronazhistëve, simpatizantëve dhe çdo votuesi në këtë ditëlindje të famijes sonë të madhe GËZUAR!

Damian Gjiknuri: Mbetet forca më demokratike e transformuese në Shqipëri!

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka uruar të gjithë socialistët për 31-vjetorin e PS. Në urimin e tij në rrjete sociale, Gjiknuri shprehet se PS mbetet forca më demokratike e transformuese në Shqipëri.

“#31VJETPS. Me urimin e përzemërt për çdo anëtar, mbështetës, drejtues e këdo që ka dhënë e vazhdon të japë një kontribut sado të vogël për Partisë Socialiste , duke dëshmuar se familja jonë politike mbetet forca më demokratike e transformuese në Shqipëri, dhe me premtimin se do vazhdojmë përpjekjen që PS të bëhet më e mirë, më e fortë për të gjithë, ju uroj një ditë të mbarë”, nënvizon Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri.

Erion Veliaj: Gëzuar 31-vjetorin, PS forca që po transformon Shqipërinë dhe Tiranën!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar të gjithë socialistët për 31-vjetorin e themelimit të PS. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj i cili është dhe drejtues politik i PS për qarkun e Tiranës, thekson se PS është forca që po transformon Shqipërinë dhe Tiranën.

“Gëzuar Ditëlindjen Partia Socialiste, forca që po transformon Shqipërinë dhe Tiranën. Mirënjohje çdo socialisti të thjeshtë, që i jep energji dhe përkushtim, që punët të ecin përpara. #31VJETPS”, shkruan Veliaj.

Pandeli Majko uron ditëlindjen e PS-së me një foto të Nanos me Dritëro Agollin: Ka çaste kur…

Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka uruar sot 31 vjetorin e krijimit të PS. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Majko ka shkruar se ka çaste, kur rastësia kthehet në diçka të përsosur.

Postimi i plotë i Pandeli Majkos:

“Shumica e jetës së njeriut, është veprimtari plotësuese. Ka çaste, kur rastësia kthehet në diçka të përsosur, siç ishte 12 qershori i 31 viteve më parë. Gëzuar ditëlindjen Familja ime, Partia Socialiste!”, ka shkruar ai.

Spiropali uron socialistët: PS është bashkimi i themeluesve, opozitarëve krenarë e punëtorëve!

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, uron Partinë Socialiste, me rastin e 31-vjetorit të krijimit. Në një mesazh të gjatë në “facebook”, ministrja Spiropali shprehet se “Partia Socialiste është bashkimi i themeluesëve të djeshëm, i opozitarëve krenarë që i dhanë vendit alternativën e të majtës moderne, e shtetformuesve të mandatëve të para dhe punëtorëve modestë të të sotmes”.

Mesazhi i Spiropalit:

Gëzuar socialistë të Tiranës dhe Shkodrës, të Korçës dhe Kukësit, të Durrësit, Elbasanit, Vlorës, Tropojës e gjithë Shqipërisë; gëzuar të gjithë socialistëve kudo që të gjenden këtë përvjetor të krijimit të partisë së tyre që sot mbush 31 vjeç. 31 vjet janë vetëm një hapjembyllje sysh në jetën e një kombi, por janë shumë për një jetë njerëzore. Dhe në këto 31 vjet, ne, socialistët shqiptarë kemi shkruar një kapitull njerëzor në historinë e kombit tonë. Ne bëmë po bëjmë punën e disa brezave njëherësh për t’i trashëguar brezit të fëmijëve tanë Shqipërinë evropiane, Shqipërinë krenare për çfarë është dhe çfarë do të jetë! Ne besuam aty ku shumëkush dyshonte, ne qëndruam kur shumë vendosën të ikin, ne ndërtuam aty ku të tjerët merrnin kazmat e shkatërrimit, ne kuruam me dhembshuri atë që të tjerët e sëmurën, ne shihnim dhe shohim nga e ardhmja, aty ku të tjerët projektonin dhe projektojnë të shkuarën. Partia Socialiste është bashkimi i themeluesëve të djeshëm, i opozitarëve krenarë që i dhanë vendit alternativën e të majtës moderne, e shtetformuesve të mandatëve të para dhe punëtorëve modestë të të sotmes. Partia jonë është refleks i shoqërisë shqiptare, me të mirat dhe defektet e saj. Ajo nuk është një ishull që nuk e prek e liga, por një organizëm i gjallë që reflekton nga gabimet dhe projekton sukses për të gjithë shoqërinë shqiptare. PS, e djeshme dhe e sotme është puna për Shqipërinë e besimit, respektit dhe mundësisë për çdo shqiptar. Mandati i tretë qeverisës është premtimi ynë për të ndërtuar Shqipërinë e dalë nga tuneli i errët i tranzicionit dhe bashkimin e saj me familjen e madhe evropiane, çka do ta bëjë Shqipërinë më të fortë, më të sigurt, më të begatë, do ta bëjë atdheun shtëpinë e premtuar të të gjithë shqiptarëve. Gëzuar Partia Socialiste! Qofsh përherë e re!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.