AKTUALITET

Presidenti Ilir Meta mbërrin në SHBA, merr pjesë në festimet e 110-vjetorit të Federatës “Vatra”!

15:01 - 12.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta, ka lajmëruar pjesëmarrjen në festimet e 110 vjetorit të themelimit të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”.




Lajmi është bërë i ditur nga vetë kreu i shtetit me anë të një statusi në rrjetin social ‘Facebook’, ndërsa ka postuar një foto me Presidentin e “Vatra”-s, zotin Elmi Berisha.

“I lumtur të marr pjesë sot në festimet e 110 vjetorit të themelimit të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra””, ka shkruar presidenti Meta.

Kujtojmë se një delegacion i shoqërisë “Vatra” ka vizituar më 20 prill Shqipërinë, ku janë pritur në takim nga presidenti Meta.

Kreu i shtetit ka deklaruar atëherë se do të jetë kudo në Shqipëri në mbrojtje të votës së lirë, të Kushtetutës dhe të demokracisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.