LAJMI I FUNDIT

“PS ende nuk është vendosur përpara drejtësisë!”- Tabaku: Krenohem me krimin e patronazhistëve

17:09 - 12.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka rikthyer në vëmendje publikimin e të dhënave personale për qëllime elektorale nga patronazhistët.




Përmes një postimi në Facebook, Tabaku thotë se sot subjekti përgjegjës për publikimin e të dhënave, Partia Socialiste, nuk është vendosur përpara drejtësisë.

Postimi i plotë i Tabakut:

Patronazhistët apo krimi me të cilin krenohen fajtorët

Përdorimi i të dhënave personale nga PS për qëllime elektorale përveçse është shkelje e qartë e të drejtave të njeriut edhe çdo gërme dhe frymës së kushtetutës. Mbetet një nga krimet më të mëdha në vend sidomos përdorimi i të gjithë informacionit shtetëror për të vendosur nën presion votuesit, për të kërcënuar bizneset dhe kjo solli deformimin e votës dhe rezultatit të 25 prillit 2021!

Ende sot subjekti përgjegjës, pra Partia Socialiste, nuk është vendosur përpara drejtësisë por nga ana tjetër padrejtësisht sulmohet media që vuri në pah skandalin!

Një metodë antiligjore dhe antikushtetuese ka njollosur proçesin demokratik të zgjedhjeve, ka promovuar pandëshkueshmërinë edhe jo vetëm! Tanimë procesi integrimit komplikohet sepse akuzat e deridjeshme janë fakte!

Databaza e pagave dhe ajo e targave ishin qershia mbi tortë e të dhënave personale që keqpërdoren sistematikisht nga PS dhe që përbëjnë një nga shkeljet më të mëdha të demokracisë dhe privacisë që për këdo është e shenjtë!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.