AKTUALITET

U kap me 20 kg kokainë në Itali/ Nga arratia, tek arrestimi në spital në Tiranë, përballjet me drejtësinë të Agim Kajmakut!

08:02 - 12.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-Kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku është arrestuar ditën e djeshme nga Policia italiane, pasi është kapur me 20 kg kakainë. Kajmaku është tashmë përpara drejtësinë italiane, ndërsa ka pasur një histori të gjatë edhe me atë shqiptare.




Kajmaku u zgjodh kryetar i Bashkisë së Vorës në 30 qershor 2019, në një garë pa kundërshtar, pasi opozita i bojkotoi zgjedhjet. Ishte pikërisht Partia demokratike që zbuloi se Kajmaku kishte falsifikuar dokumentin e dekriminalizimit. PD bëri të ditur në atë kohë se ai kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim. Pas një sërë akuzash dhe kundër akuzash mes maxhorancës dhe opozitës, drejtësia shqiptare nisi hetimet për Kajmakun.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shkarkoi nga detyra dhe Policia e shpalli në kërkim. Pas disa muajsh në arrati, ish-kryebashkiaku u arrestua në një spital privat në Tiranë. Por, një ditë pas arrestimit, Apeli shpëtoi nga burgu Kajmakun.

Ishte prokurorja e çështjes, Arta Marku që kërkoi zbutjen e masës së sigurisë, duke argumentuar qëndrimin e saj për shkak të ndryshimit të rrethanave të ngjarjes. Sipas Markut në atë kohë, Kajmaku nuk ishte person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe nuk rrezikonte të largohej nga Shqipëria. Vetë Kajmaku me anë të një dokumenti bënte të ditur se vuante prej 15 vitesh nga diabeti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.