AKTUALITET

“Edhe Greqia merr ndihmë nga të tjerët”/ Rama: Kur vjen një mjet në ndihmë nga jashtë nuk është për të qarë hallin!

16:30 - 13.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama deklaroi se mekanizmi për mbrojtjen civile i jep mundësinë shteteve anëtare të mbrohen përballë situatave të jashtëzakonshme.




Teksa u pyet nga gazetarët në lidhje me flakët që përfshinë ishullin e Sazanit për katër ditë me radhë, Rama u shpreh se nuk është për të qarë hallin kur ndihma vjen nga jashtë.

Kryeministri deklaroi se në këtë mënyrë veprojnë edhe shumë shtete të avancuara ku mori shembull rastin e Greqisë.

“Së pari faleminderit sepse më jep mundësinë që ta përsëris. Ky mekanizëm është krijuar nga vendet e BE për të përballuar bashkë momente kritike në secilin prej vendeve. Kur flasim për një zjarr që bie dhe merr përmasa për një sërë arsyesh dhe në Shqipëri vjen një apo dy mjete nga ky mekanizëm. Kjo nuk është për qarë hallin. Këtë bëjnë të gjithë.

Edhe vendet më të fuqishme. Po ju them Greqinë që përballet me zjarre shumë më intensive se ne. Si përballet? Edhe pse është më e avancuar se ne përballet falë këtij mekanizmi. Me ndihmën e të tjerëve. Kjo që bëjmë sot nuk është diçka që mund ta bënim dje.

Nuk është se ne u kujtuam që të futemi. Kjo vjen si rezultat i reformave që kemi bërë. Agjenci jonë e mbrojtjes civile sot i ka parametrat për t’u bërë pjesë e këtij mekanizmi. Jo më larg se sot komisioneri do të vizitojë qendrën që funksionon për emergjencat civile. Besoj që kemi bërë një transformim kolosal. Ka ende shumë për të bërë”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.