AKTUALITET

Gazetari vëren detajin, shpërthimi i Aleksandër Sadikajt kur rruga ngushtohet, autorët po e shikonin

13:36 - 13.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autorët e atentatit me tritol ndaj Aleksandër Sadikajt e kanë ndjekur “prenë” e tyre nga afër. Kështu ka deklaruar gazetari Artan Hoxha ditën e sotme.




Ai u shpreh se ata janë afruar edhe pas momentit të shpërthimit dhe e kanë parë parë edhe të gjallë pasi ai ka dalë nga automjeti, i gjymtuar.

“Autorët kanë qenë afër, jo larg. E kanë shpërthyer në hinkë dhe në një zonë të ngushtë. Viktima ka qenë i armatosur. Ndërsa autorët e kanë parë edhe të gjallë kur ka dalë dhe e kanë ndjekur nga afër.

Do shikojmë nëse autorët janë me pagesë apo njerëz direkt që janë konfliktuar. Sadikaj për moshën dhe pasurinë që ekspozonte dhe për precedentin penal, po nxitonte për të bërë gjërat shpejt”, ka thënë Artan Hoxha në ABC.

Ndërkohë sipas gazetarit, banesa e prindërve të tij në Berat, pas divorcit të tyre ka shërbyer si strehë për një prokuror të shkarkuar nga vettingu.

“Prindërit e tij ishin të divorcuar. Në banesën në Berat nuk është shitur. Ka jetuar një prokuror që është shkarkuar nga vettingu. Aty ka jetuar një prokuror. I ndjeri është zhvendosur në Memaliaj. Shkonte shpesh në Greqi e njihte mirë.” tha Hoxha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.