AKTUALITET

Gledis Nano takon kreun e FBI-së, ambasada amerikane: Vizita përforcoi bashkëpunimin me Qeverinë e SHBA

12:43 - 13.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtori i Byrosë Federale të Hetimit (FBI) Christopher Wray ka pritur në një takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Shqiptar, Gledis Nano gjatë vizitës së tij të fundit në Uashington DC.




Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë pamjet nga takimi dhe një mesazh ku shkruan se vizita e Gledis Nanos “përforcoi më tej bashkëpunimin mes Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Qeverisë së SHBA”.

“Përveç takimit të tij me drejtorin e FBI-së Wray, z.Nano takoi gjithashtu Zëvendës Ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë, Bruce Swartz, Shefin e Operacioneve të Jashtme të Administratës për Zbatimin e Çështjeve Narkotike (DEA), George Papadopoulos, dhe drejtues të lartë nga Byrotë e Departamentit të Shtetit për Sigurinë Diplomatike dhe Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit.

Vizita në Uashington theksoi partneritetin SHBA-Shqipëri dhe rëndësinë e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri nëpërmjet operacioneve të përbashkëta, trajnimeve dhe bashkëpunimit të ngushtë”, shkruan ambasada amerikane në postimin e saj në rrjetet sociale.

Sipas Policisë së Shtetit, në njoftimin zyrtar mbi takimet e drejtorit Nano në SHBA, thuhet se “drejtori i FBI Christopher Wray përgëzoi Drejtor Nanon, për kurajon dhe profesionalizmin në drejtimin e Policisë së Shtetit dhe i konfirmoi mbështetjen e palëkundër të agjencive ligjzbatuese amerikane për Policinë e Shtetit.

Vizita përforcoi marrëdhëniet e forta dhe bashkëpunuese mes Policisë së Shtetit shqiptar dhe qeverisë së SHBA-së“.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.