AKTUALITET

“Kishte hotele e ferra plot, jo në shtëpi” flet familjari i burrit të 20-vjeçares së dhunuar në Librazhd

13:46 - 13.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tjetër dëshmi në lidhje me historinë e tradhtisë që bëri bujë të madhe vjen sot në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ të gazetares Evis Ahmeti.




Gazetarja Anila Ahmataj ka biseduar me xhaxhain e burrit të 20-vjeçares në Librazhd, që u kap mat me të dashurin në dhomën e saj të gjumit.

PERGJIMET

Xhaxhai: Kishte hotele, kishte ferra sa të duash, në shtëpi nuk lejohet! Videot nuk i kanë shpërndarë këta moj motër.
Gazetarja: Telefonat që kanë regjistruar kanë qenë të këtyre, por fakti që u shpërndanë në rrjetet sociale dhe ajo u dhunua, fakti i dhunës dhe i shpërndarjes së videove është e papreçedent! Ju si e gjykoni?
Xhaxhai : Unë nuk e di që ti kenë shpërndarë vet!
Gazetarja: Ju keni qenë prezentë atë natë?
Xhaxhai: S’kam marrë pjesë, s’kam qëllu aty për momentin.
Gazetarja: Keni pasur bisedë me Flamurin mbrapa ngjarjes? Janë bërë pishman?
Xhaxhai: Ata mund të kishin përfunduar kufoma aty, a e more vesh! Siç kanë përfunduar edhe shumë të tjerë, po thuaj a ishte durimi, do vinin t’i merrnin kufoma aty. Do ishte më mirë të ishin kufoma, apo më mirë që u fali jetën? Çuni tre muaj ka që ka ik, edhe kishin llogarit që ta merrnin në shtator, se kanë bërë martesën.
Gazetarja: Ju mendoni se ai djali e ka ditur që ajo ka qenë e martuar?
Xhaxhai: Po patjetër! Ja Librazhdi, ne jemi rritur me njëri tjetrin…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.