AKTUALITET

Korrupsioni, Ambasadorja Yuri Kim mesazh të fortë: Ka ardhur koha të merrni vendime të vështira

18:35 - 13.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadorja Yuri Kim duke folur në konferenca Kombëtare Antikorrupsion, ka dhënë mesazhe të forta për Shqipërinë. Ambasadorja Kim tha se tashmë ka ardhur koha që të merren vendime të rëndësishme, por për ta bërë këtë duhet luftuar korrupsioni dhe nuk duhet parë si i pranueshëm.




Ajo tha se edhe në SHBA ka korrupsion, por po ashtu ka ligje, dhe se shihet si një akt turpi të jesh i përfshirë në korrupsion, apo kur një zyrtar kërkon ryshfet.

Ambasadorja Yuri Kim: … Ju jeni në një nivel tjetër, tashmë ka ardhur koha të merrni vendime të vështira për të shkuar në nivelin tjetër, por nuk mund ta bëni këtë nëse korrupsioni shihet si i zakonshëm dhe i pranueshëm.

Siç e kam përmendur edhe më parë, ne e themi këtë jo se SHBA janë të çliruara nga korrupsioni, edhe ne kemi korrupsion, por kemi dhe ligje dhe kemi një kontekst shoqëror që e bën të turpshme të jesh i përfshirë në korrupsion, që një zyrtar të kërkoj ryshfet, që i pushtetshmi të kërkojnë avantazhin e të dobëtit, të shmangë ligjin, ne kemi një sistem ligji, kemi prokurorë e gjyqtarë që pritet të zbatojnë ligjin, dhe kemi qytetarë të arsimuar dhe kuptojnë dhe kërkojnë të drejtat e tyre, si bazë për demokracinë.

Kështu që 30 vite një brez i plotë, që kur ju theqafët prangat e komunizmit, korrupsionit,  ka ardhur koha që kjo të bëhet e përhershme, dhe të thoni se ligji duhet të zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë, nëse dikush thyen ligjin do paguaja, kjo jo se jemi hakmarrës por se çdo qytetar në këtë vend duhet të ketë një mundësi të barabartë.

Ndaj le t’i japim fund korrupsionit, le të vazhdojmë të kërkojmë dorë për dorë së bashku, hap pas hapi…. do të ketë kohë kur mund të rrëzoheni, por ta ngremë njëri tjetrit, do të bëjmë punën e madhe, sepse Shqipëria duhet të ecë përpara, dhe SHBA do të ecë përpara me SHBA.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.