AKTUALITET

“Kush do ta mendonte se do të ishte i paprekshëm”/ Konferenca e parë kombëtare antikorrupsion, të pranishëm Rama dhe ambasadorja Yuri Kim

17:32 - 13.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në ambientet e Pallatit të Kongreseve zhvillohet konferenca e parë kombëtare e antikorrupsionit.




I pranishëm në këtë aktivitet është kryeministri Edi Rama, por edhe ambasadorja Yuri Kim, të cilët do të mbajnë edhe fjalën e rastit.

Në këtë aktivitet do të publikohen gjetjet kryesore të Raportit Vjetor të Antikorrupsionit 2021: Arritjet dhe sfidat.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se korrupsioni është një çështje që nuk është zhvilluar as në vendet më të zhvilluara, por sipas tij, Shqipëria ka filluar të ndahet shumë qartë nga një fazë, ku korrupsioni ishte sistem i marrëdhënieve të qytetarit me shtetin në çdo kontakt të tij me të.

“Konferenca synon të zbardhë rezultatet dhe problematikat në këtë betejë të përditshme dhe përgjatë gjithë frontit të marrëdhënies së shtetit me qytetarët, dhe nga ana tjetër, të ndajë këto rezultate e problematika me të gjithë drejtuesit e shërbimeve publike, por edhe me përfaqësuesit e drejtorive apo të zyrave të caktuara të shërbimeve publike. E pamë të udhës të shoqëronim nxjerrjen e raportit të antikorrupsionit me këtë konferencë, sepse besojmë që është shumë e rëndësishme të ndajmë me publikun edhe vështirësitë, si dhe të përpiqemi të vendosim në një perspektivë këtë sfidë të vazhdueshme, e cila asnjëherë nuk mbaron, pasi në asnjë shtet të botës, që nga ato më të zhvilluara, çështja e korrupsionit nuk është zgjidhur përfundimisht, por për të kuptuar se Shqipëria ka filluar të ndahet shumë qartë nga një fazë, kur korrupsioni ishte sistem i marrëdhënieve të qytetarit me shtetin në çdo kontakt të tij me të. Ka qenë deri para pak vitesh, koha kur të gjitha shërbimet për qytetarët jepeshin me kontakt të drejtpërdrejtë dhe kur shërbimet e përmuajshme, si pagesa e dritave, qytetarët duhet të qëndronin në radhë të gjata, në shi apo diel, që t’ju jepej mundësia të paguanin”, tha Rama.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.