AKTUALITET

Ndërron jetë Kristaq Kristo, mjeshtër i zërit në RTSH

16:11 - 13.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndërron jetë Kristaq Kristo, mjeshtër i zërit në RTSH.




Lajmin e jep një nga kolegët e tij, pedagogu dhe ish-drejtori i Programacionit në RTSH, Andrea Nathanaili. I cilësuar si mjeshtri i zërit në RTSH, Kristaq Kristo filloi punë në televizion në moshën 19 vjeçare dhe nuk u largua për asnjë ditë, deri këtë të hënë kur mbylli sytë përgjithmonë, në moshën 51 vjeçare.

“Kafen e mengjezit nuk do ta pi më me Kiçon … Kristaq Kriston, mjeshtrin dhe operatorin e zërit në RTSH. Ata që nuk e njohin, e kanë lexuar emrin e Kiços në titrat e qindra dokumentarëve, filmave artistike, filmave televizive, telenovelave, spektakleve, telereportazheve, emisioneve pa fund. Ishte vetëm 19 vjeç kur filloi punë në televizion. Sot, pas 51 vjetësh, KIÇO na trishtoi pa fund. U largua nga kjo jetë një Mjeshtër, që nuk do na flasë më me zë, megjithèse mbeti gjithë jetën më i miri Mjeshtër Zëri në Televizion! Lamtumirë Kiço Kristo”, shkruan Nathanaili.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.