LAJMI I FUNDIT

Ndeshja me Estoninë/ Ritëm i ulët i lojës në “Air Albania”, Shqipëria ngurron të sulmojë!

18:27 - 13.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Miqësorja Shqipëri-Estoni ka nisur në orën 18.00, në stadiumin “Air Albania”. Arbitri i kësaj sfide është Philip Farrugia nga Malta.




Me sa duket, ritmi i ndeshjes deri tani ka qenë i ulët, pasi ekipet ngurrojnë të dalin përpara.

Përsa i përket formacionit, trajneri Edi Reja ka vendosur që të bëjë eksperimente, duke larguar një pjesë të madhe të lojtarëve titullarë, dhe duke preferuar që të shohë emra të rinj përballë estonezëve.

Megjithatë, rreshtimi nuk ka ndryshuar, pasi është i njëjti 3-5-2, ndërsa ka jo pak çudi në përbërje. Në portë e nisi Selmani dhe para tij është treshja Mihaj-Veseli-Bajrami. Ky i fundit ka qenë i grumbulluar me Shpresat dhe nuk figuronte në listën e përfaqësues shqiptare, as pas ndryshimeve të fundit. Në krahë janë Hysaj në të djathtë dhe Hoxhallari në të majtën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.