AKTUALITET

Nëna e 27-vjeçarit të vrarë ishte arrestuar për shfrytëzim prostitucioni në Memaliaj

12:20 - 13.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka arritur të zbardhë detaje të reja lidhur me atentatin me tritol që la të vdekur 27-vjeçarin Aleksandër Sadikaj, 2 ditë më parë, në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut.




Mësohet se nëna e 27-vjeçarit shtetasja S.K. është ndaluar më 25 dhjetor të 2021 dhe është hetuar për veprën penale “shfrytëzim prostitucioni”, por më pas është lënë e lirë.

Bashkë me të u ndalua edhe një efektive policie dhe dhëndri.

Efektivja ndihmonte vjehrrën e kolegut të saj nën komisar që ta ushtronte aktivitetin e prostitucionit në lokalin e saj pa u shqetësuar.

Njoftimi i SHCBA me 25 dhjetor 2021:

SHÇBA Tiranë ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka vendosur masat e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësit e policisë:

– N/Komisar F.M., 29 vjeç, me detyrë Specialist në Seksionin e Hetimit të Aksidenteve Rrugore në Komisariatin e Policisë të Qarkullimit Rrugor Tiranë.

– Inspektore O.K., 27 vjeçe, me detyrë Operatore e Kamerave në Sektorin e Sallës së Komandimit në D.V.P. Tiranë.

Ekzekutimi i vendimit të Gjykatës u krye në funksion të procedimit penal Nr. 5023, të kryer nga SHÇBA Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë Tiranë, me hetime proaktive disa mujore, për akuzat “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrim i prostitucionit”.

Në zbatim të vendimit datë 23.12.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të këtij hetimi u procedua penalisht edhe shtetasja S.K, 53 vjeçe, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj në qytetin e Memaliajt, u gjetën:

– 2 armë gjahu gjysëmautomatike;

– sasi fishekësh, që mbaheshin pa leje.

Gjithashtu, shtetasve të mësipërm iu sekuestruan edhe 4 telefona celularë në interes të thellimit të hetimeve për veprat penale të sipërcituara.

Nga hetimet e SHÇBA Tiranë ka rezultuar se oficeri i policisë F.M., duke shpërdoruar detyrën, ndryshonte përgjegjësitë e palëve në rast hetimi aksidentesh.

Gjithashtu, dyshohet se në lokalin e vjehrrës së tij, shtetases S.K. ushtrohej prostitucion, por oficerja e Sallës Operative informonte 53-vjeçaren për aksionet që organizonte Policia.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Si u zbulua skandali?

SHÇBA kishte vënë nën monitorim nën komisarin 29 vjeçar dhe rezultoi se ky i fundit duke shpërdoruar detyrën, ndryshonte përgjegjësitë e palëve në rast hetimi aksidentesh. Në vijim të hetimeve doli në pah se ai kishte bërë një shkelje akoma më të rëndë.

Ndihmonte vjehrrën që të ushtronte aktivitetin e prostitucionit në lokalin e saj. Në këtë skemë nga hetimet e SHÇBA rezultoi se ishte përfshirë edhe kolegia e tij 27 vjeçe, me detyrë Operatore e Kamerave në Sektorin e Sallës së Komandim.

Kjo e fundit njoftonte vjehrrën e kolegut për aksionet që organizonte policia, duke u bërë pjesë e shkeljes. Në kuadër të këtij hetimi u procedua penalisht edhe vjehrra 53 vjeçare e policit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj në qytetin e Memaliajt, u gjetën 2 armë gjahu gjysëmautomatike dhe fishekë pa leje. Në interes të thellimit të hetimeve të përfshirëve në këtë shkelje u janë sekuestruar 4 telefona celularë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.