AKTUALITET

Rrëfimi i të dashurës së Aleksandër Sadikajt: Nuk ndihej i frikësuar, do takoheshim për drekë!

13:09 - 13.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Do takoheshim për drekë”. Kështu ka deklaruar para grupit hetimor bashkëjetuesja e Aleksandër Sadikajt, makina e të cilit u hodh në erë në afërsi të Saukut, dhe për pasojë ai humbi jetën në spital.




Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb dosjen hetimore ku është edhe dëshmia e vajzës, e cila për gati 3 vite bashkëjetonte me 27-vjeçarin. Ajo tha se lajmin për vendosjen e tritolit e mori vesh nga menaxheri i lokalit të Sadikajt.

“Vajza doli për në punë në orën 08:30, ndërsa Aleksandri ishte në gjumë. Ai është zgjuar në orën 10:09 dhe i ka thënë që meqë deklaruesja do vonohej ai do të dilte dhe do takoheshin për drekë. Kjo bisedë është bërë në orën 11:00. Aleksandri nuk ndihej i frikësuar. Rreth orës 14:15 e ka telefonuar shoku i Aleksit dhe e ka pyetur se ku është Aleksi se kishte parë një lajm. Më pas ka telefonuar menaxherin e lokalit dhe e ka pyetur nëse Aleksi ishte aty. Ai i kishte thënë se nuk dinte gjë. Pas këmbënguljes së deklarueses ai i ka thënë se është djegur një makinë te Tegu, por nuk e dinte nëse ishte ai. Deklaruesja shprehet se është nisur drejt vendngjarjes, por ka pasur shumë trafik. Më pas ka folur me kunatin e Aleksit dhe ai i kishte thënë që ishte në spital dhe nuk ishte mirë. Kështu që kishte shkuar në spital”, thuhet në dëshminë e vajzës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.