Kryesore

Shkeljet në ndeshjen Greqi-Kosovë/ Flakadanët kundër tifozëve, banderolat me flamuj serbë dhe incidenti me trajnerin grek

11:23 - 13.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dueli mes Greqisë dhe Kosovës u ndërpre për afro 5 minuta, në momentin kur vendasit gjetën golin e avantazhit. Ka qenë minuta e 71-të, kur tifozët grekë, të ekzaltuar nga goli, sulmuan me flakadanë, tifozët e Kosovës, siç duket në videon më poshtë.




Hedhja e flakadanëve në ndenjëset ku ishin tifozët e Kosovës ka rrezikuar jetën e këtyre të fundit. Gjatë ndeshjes është dashur ndërhyrja e policisë që të ndalnin kalimin e gardhit ndarës për të shmangur përleshjet më tifozët kosovarë.

Por incidentet nuk mbaruan me kaq. Tifozët grekë kanë shpalosur një baner ku shihej harta e Kosovës me flamur të Serbisë brenda saj, ndërsa kanë vijuar me thirrjet anti-shqiptare dhe kanë vërshëllyer himnin e Kosovës.

Si të mos mjaftonte kjo kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, deklaroi se trajneri i Greqisë e shau, teksa u shpreh se nëse situatat e turpshme do të përsëriteshin sërish lojtarët do të futeshin në fushë dhe nuk do të dilnin më.

“Isha duke protestuar te gjyqtari kryesor dhe gjyqtari i katërt, për flakadanët, pasi ishin 100 gradë dhe të dëmshme, trajneri i tyre erdhi dhe më shau. Unë u ktheva dhe i thashë që duhet që trajneri duhet të vendosë qetësi dhe jo të shajë lojtarët. Po të ndodhnin edhe njëherë ato skena do të futeshim brenda dhe nuk do dilnim më”, u shpreh Rrahmani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.