AKTUALITET

Shqipëria dorëzon kërkesën për anëtarësim në mekanizmin e BE për mbrojtjen civile, Rama: Lehtësim i madh për ne

16:21 - 13.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ishte sot në një konferencë për shtyp me komisionerin e BE-së për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenercic ku i dorëzoi komisionerit të BE kërkesën e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në këtë mekanizëm.




Ai deklaroi se anëtarësimi është një hap shumë domethënës dhe lehtësim i madh për vendin, për nevojat që ka.

Rama tha se janë domethënëse rastet që ky mekanizëm i asistencës civile të BE-së i ka dhënë Shqipërisë, si tërmeti dhe pandemia.

“Reformimi i sistemit të mbrojtjes civile është në proces, në rang kombëtar dhe sigurisht edhe si bashkërendim në nivel europian. Janë domethënëse rastet që mund të kujtojmë që ky mekanizëm i asistencës civile të BE-së i ka dhënë Shqipërisë. Tërmeti një moment jashtëzakonisht me peshë në këtë mbështetje, por edhe çfarë pasoi me pandeminë përsëri ishte mbështetja e këtij unioni të mbrojtjes civile që na i lehtësoi plagët dhe na e lehtësoi përballjen me armikun e padukshëm. Nga ana tjetër edhe falë ndihmës së drejtpërdrejt të komisionerit ne kemi marrë ndihmë nga ky mekanizëm nga përballjet me zjarret e rënda në vitin e shkuar, ku mjetet ajrore që u përdorën nga shtete si Holanda, apo Republika çeke i përkisnin këtij mekanizmi.

Europa këtë mekanizëm e ka ngritur në funksion të domosdoshmërisë për ta përballur së bashku ndryshimin e klimës dhe pasojat e ndryshimit të klimës pikërisht në mjedisin tonë. Mjedisin e çdo vendit, të Europës. Mekanizmi i BE-së është në krye të përpjekjes për të garantuar një mbështetje sa më të madhe për Ukrainën. Gjithçka që nuk është armatim, që nga ushqimi, ambulancat, medikamentet, asistenca për karburant etj. Anëtarësimi i Shqipërisë në këtë BE të mbështetjes civile, është një hap shumë domethënës, por edhe një lehtësim i madh për ne, po të kemi parasysh nevojat që kemi. Nuk bëhet fjalë vetëm për të marrë, por edhe për të dhënë”, deklaroi Rama.


Shfaq Komentet (3)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Rama dhe stafi i tij qe jane si femije te nje nene, e cila ka qene njesoj si keta, do bejne mite te largohen sa nuk eshte vone, ndryshe ai popull do vritet dhe masakrohet nga band at e tij kriminale ashtu sic ka bere deri me sot.

    Përgjigju ↓
  2. Rama kerkon qe punet t’i bejne europianet punet, kurse ai dhe banda e tij kriminale, te marin pagat e tyre te majme duke lexuar ato qe i shorthand ata qe paguhen njesoj si keta. Turp dhe keqardhje person popullin e thjeshte.

    Përgjigju ↓
  3. Qe te ngaterojne dhe te mundohen te tallin shkruesit, nxjerin fjale qe nuk ekzistojne. Ky eshte nje keshill per ata qe mundohen te njollosin te tjeret ashtu sic jane vete.

    Përgjigju ↓