LAJMI I FUNDIT

Të gjithë të “fiksuar” pas Brojës/ Gjigantët italianë nuk heqin dorë, trokasin sërish në dyert e Chelsea!

10:48 - 13.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tifozët kuqezi kanë një idhull të ri, kjo u pa qartë edhe ndaj Izraelit, në çdo top që prekte Broja, stadiumi “Air Albania” ngrihej në këmbë. Ylli kuqezi është kthyer në fiksim edhe për disa klube, që kërkojnë me insistim shërbimet e tij. Emrin e Brojës e gjen thuajse kudo në media, në Angli dhe jo vetëm.




Napoli ka qenë që në fillim një prej klubeve më të interesuara, por në fillim dukej sikur e ardhmja e tij ishte e lidhur ngushtë me largimin ose jo të Osimhen. Ndryshe nga se flitej në fillim, sipas “La Gazzetta dello Sport”, Napoli do të tentojë të afrojë Brojën, ikën ose jo Osimhen.

Klubi napolitan beson shumë te talenti shqiptar, kanë marrë edhe garancinë nga Edy Reja, për këtë arsye do të tentojnë gjatë meraktos së verës të bindin lojtarin por mbi të gjitha të bindin klubin e Chelsea.

Blutë, të shtyrë shumë nga trajneri Thomas Tuchel, nuk dëshirojnë të privohen nga shërbimet e Brojës, të paktën dëshirojnë ti japin një shans. Broja mbylli një vit pozitiv, 9 gola me fanellën e Southampton, duke bërë më mirë se pjesa më e madhe e sulmuese që Thucel ka në dispozicion.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.