BOTA

“Emergjencë e shëndetit publik ndërkombëtar”, lija e majmunëve, OBSH kërkon t’ia ndryshojë emrin: Nevojë urgjente për një përcaktim jo diskriminues

19:18 - 14.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se po punon me ekspertë për të gjetur një emër të ri për linë e majmunëve, raportoi BBC.




Kjo vjen pasi më shumë se 30 shkencëtarë shkruan javën e kaluar për “nevojën urgjente për një emër jodiskriminues dhe jostigmatizues” për virusin dhe sëmundjen që ai shkakton.

Referimi i vazhdueshëm ndaj virusit si afrikan është edhe i pasaktë dhe diskriminues, thanë ata.

Javët e fundit në mbarë botën janë regjistruar rreth 1600 raste të sëmundjes.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se do të mbajë një takim urgjent javën e ardhshme për të përcaktuar nëse do ta klasifikojë shpërthimin si një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar – alarmi më i lartë që mund të japë agjencia e OKB-së.

Sëmundjet e tjera për të cilat ka ndodhur në të kaluarën janë gripi i derrit, poliomieliti, Ebola, Zika dhe Covid-i.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.