LAJMI I FUNDIT

Viti 2022 kthehet në makth për Edi Rejan, zero fitore në pesë ndeshje!

13:36 - 14.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përpara se të nisen me pushime, nga Duka te trajneri Edy Reja dhe stafi i tij, të gjithë duhet të bëjnë një bilanc të shpejtë, është koha të kthejnë kokën pas për të kuptuar se çfarë nuk shkon, ku duhet të përmirësojnë për të mos hedhur në “erë” një tjetër bonus për të kapur Evropën.




Shifrat dhe paraqitjet e fundit të kuqezinjtë japin pak shpresë, tifozët dhe opinioni kapen vetëm pas “brumit” që Edy Reja ka në dispozicion, një grup që në letër është i një niveli shumë të lartë por në fushë nuk të lë një shije të mirë, shumë larg pritshmërive. 2022 i projektuar si viti kuqezi, ku të gjithë ëndërronin për gjëra të mëdha, po kthehet në makth. Në 5 sfidat që Shqipëria ka zhvilluar deri më tani nuk ka marrë asnjë fitore: 2 humbje 3 barazime, 3 gola të shënuar 5 të pësuar. Ajo që “djeg” më shumë janë dy paraqitjet në Ligën e Kombeve, një humbje një barazim.

Aventura e kuqezinjve këtë vit startoi me një sfidë plot prestigj, atë kundër Spanjës, mbase e vetmja ndeshje që përtej rezultati(2-1) ishte e bukur për tu parë, kishte shumë detaje që të ngjallin shpresë. Miqësorja kundër Spanjës u pasua me një blof pa gola përballë Gjeorgjisë në “Air Albania”, ishte shansi i fundit për Edy Reja për të kolauduar ekipin përpara ndeshje në Ligën e Kombeve.

Nga Islanda tek Islanda, Edy Reja u rikthye aty ku e nisi, por barazimi 1-1 sërish nuk ishte mjaftueshëm, ishim me fat që dolëm me një pikë nga ishulli. Ndaj Izraelit ishte një sfidë që duhej fituar me çdo kusht, një ndeshje që mund të fshinte çdo gjë, por Shqipëria dhuroi një 90-minutësh shumë negativ, një humbje e rëndë 1-2 në shtëpi që kompromentin fatin e tyre në Ligën e Kombeve, jo vetëm në shifra por loja e shfaqur nga kuqezinjtë ishte shumë negative në çdo aspak.

Si të mos mjaftonin këto rezultate, eksperimenti dhe rotacioni total i Edy Rejas-s dështoi edhe në testin e fundit kundër Estonisë, nuk arritën ti thyenin, madje as të shënon kundër një rivali modest. Këto janë shifra dhe detaje që kanë zbehur jashtëzakonisht shumë atmosferën rreth Kombëtares, Reja nuk arrin ti jap dot një shpjegim logjik, për të mjaftojnë vetëm orientimet, por dukshëm Shqipëria vijon të ec e pa orientuar dhe pa busull. /bw


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.