Kosova

ISHPK e Kosovës blen 1 mijë teste nën dyshimet për një rast infektimi me Linë e Majmunit!

07:20 - 15.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej javësh është ngritur shqetësimi në lidhje me përhapjen e Lisë së Majmunit, ndërsa harta e infektimeve rritet çdo ditë. Nën shqetësimin për raste infektimesh, Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka blerë 1 mijë teste për detektimin e Lisë së majmunëve.




Në kontratën e nënshkruar me kompaninë “Interlab Sh.P.K”, IKShPK ka paguar testet në vlerë prej 6 mijë e 132 euro. Me këto para, IKShPK do të blejë 20 pako me nga 50 teste, pra gjithsej do të blihen 1 mijë teste.

Sipas dosjes së tenderit, kjo kontratë ka vlerë nga data 10 qershor e deri më 9 korrik. Në Kosovë, më 4 qershor janë ngritur dyshime për një rast të mundshëm me linë e majmunëve në Kosovë. Sipas informacioneve zyrtare mostra e marrë nga qytetari i dyshuar me këtë virus është dërguar në një laborator në Holandë për detektim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.