LAJMI I FUNDIT

Kristian Asllani vishet zikaltër/ Ylli kuqezi hap merkaton e Inter, zbulohen detajet e fundit!

09:18 - 15.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Steven Zhang rikthehet këtë të mërkurë në Milano për ti dhënë dritën jeshile drejtuesve të klubit, është koha për të vënë në jetë goditjet e para në tregun e transferimeve.




Pas rinovimit të kontratës me trajnerin Simone Inzaghi, pritet vetëm zyrtarizimi, hapi i radhës është mbyllja e marrëveshjes me Empolin për të “veshur” zikaltër Kristjan Asllanin.

Nuk ka më asnjë dyshim për këtë pjesë, Asllani ka pranuar ofertën e dyshes Marotta-Ausilio: një ofertë 5-vjeçare nga ku do të përfitojë 1,2 milionë euro në sezon.

Sipas Giuseppe Bergomi, ish futbollisti i famshëm i Inter, Asllani është një bast i madh i Piero Ausilio-s, një fiksim i vjetër që e ndjek prej kohësh, tani është momenti i duhur për ta sjellë në Milano:

 “Asllani është një zgjedhje e Ausilios, që e ndjek prej kohësh dhe tani ka këmbëngulur për ta marrë në Milano. Duhet një zëvendësues i Brozoviç dhe Asllani do të niset nga pankina, për të shfrytëzuar rastet e tij e për t’u rritur gradualisht”, u shpreh Bergomi.

Empoli është dorëzuar nga insistimi i madh i Ausilios-s, presidenti i Corsi ka pranuar ofertën prej 14 milionë euro kesh, plus një lojtar në formë huazimi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.