LAJMI I FUNDIT

Mori për 1 euro ish-Kombinatin në Maliq/ Gjergj Luca fton opozitën t’i bashkohet Ballkanit të Hapur

10:51 - 15.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Biznesmeni Gjergj Luca ka ftuar opozitën të mbështesë projektin e Ballkanit të Hapur të iniciuar nga disa vende të Ballkanit Perëndimor.




I ftuar në emisionin “Politico” në Top News, Luca ka argumentuar se kjo është e ardhmja drejt zhvillimit ekonomik të vendit.

Sipas tij, zgjidhja për të bërë progres është tregu i hapur.

Pak ditë më parë qeveria vendosi që t’i japë biznesmenit Gjergj Luca një ndërtesë me qira përkundrejt pagesës 1 euro për 20 vjet.

Shoqërisë “Rozafa” i kaluan rreth 5 mijë metra katror ndërtesë në ish-Kombinatin e Sheqerit në Maliq.

Vendimi u mor në mbledhjen e Kabinetit të Ministrave të enjten e javës së kaluar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.