BOTA

Vrau 584 persona brenda pesë vitesh, ka shkaktuar vdekjen e miliona njerëzve! Zbulohet origjina e murtajës

21:42 - 16.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Studiues nga Universiteti i Stirling i Skocisë dhe nga Instituti Max Planck i Gjermanisë kanë arritur të zbulojnë vendin e origjinës së “Murtajës Bubonike” në shekullin e XIV, që shkaktoi vdekjen e dhjetëra miliona njerëzve në Evropë, Azi dhe në Afrikën e Veriut.




Nga analizat e tyre ka rezultuar se vendi i origjinës së famëkeqes “vdekja e zezë” është Kirgistani, në Azinë Qendrore, në vitet 1330.

Katastrofa shëndetësore e mesit të shekullit të 14-të është një nga episodet më të rëndësishme të sëmundjes në historinë njerëzore.

Studiuesit arritën në këtë rezultat duke u bazuar në mostrat e lashta të ADN-së, nga dhëmbët e skeleteve në varrezat pranë liqenit Issyk Kul, në Kirgistan. Ata analizuan dhëmbët sepse ato përmbajnë shumë enë gjaku dhe u japin studiuesve “shanse të larta për të zbuluar patogjenë që mund të kenë shkaktuar vdekjen e individëve”.

Nga analizat e ADN-së së dhëmbëve të skeleteve, në shumë prej tyre ekipi i studiuesve arriti të gjente bakterin e murtajës, Yersinia Pestis.

Studimi gjithashtu nxori në pah se pikërisht në këtë zonë, në vitet 1338 dhe 1339 ka pasur një numër shumë të lartë varrimesh.

Puna e studiuesve u botua në revistën “Nature”, me titull “Burimi i vdekjes së zezë në Azinë qendrore të shekullit të katërmbëdhjetë”.

Murtaja është një sëmundje infektive vdekjeprurëse që shkaktohet nga bakteri Yersinia Pestis, që jeton kryesisht te brejtësit.

Nga viti 2010 deri në vitin 2015, janë raportuar 3,248 raste në të gjithë botën. Gjatë kësaj periudhe, nga Murtaja Bubonike kanë humbur jetën 584 njerëz.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.