BOTA

Shpërthen lija e majmunëve në Britaninë e Madhe! Shënohet rekord i rasteve të infektimeve

23:23 - 17.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoritetet shëndetësore kanë zbuluar 50 raste të tjera të lisë së majmunëve në Britaninë e Madhe të premten, duke e çuar totalin e konfirmuar në 574, shkruan Sky News.




Aktualisht ka 550 raste të konfirmuara në Angli, 16 në Skoci, dy në Irlandën e Veriut dhe gjashtë në Uells.

Çdokush është në rrezik për t’u prekur nga virusi, por aktualisht, shumica e rasteve kanë qenë te meshkujt që janë homoseksualë, biseksualë ose që kanë pasur marrëdhënie seksuale me meshkuj.

Publikut i këshillohet të kontaktojë një klinikë të shëndetit seksual nëse kanë skuqje ose nëse kanë qenë në kontakt të ngushtë me këdo që ka – ose mund të ketë pasur – linë e majmunit në tre javët e fundit, ose këdo që ka qenë në Afrikën Perëndimore ose Qendrore në tre javët e fundit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.