Kosova

Nesër mbahet takimi i 2 qeverive Shqipëri-Kosovë/ Rama viziton sot familjen e Hashim Thaçit!

09:20 - 19.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nesër do të mbahet në Prishtinë, mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë. Draft-marrëveshjet mund të jenë gati pasi kryeministri Albin Kurti i kërkoi ministrave që deri më 10 qershor të përfundoheshin çështjet që lidhen me marrëveshjet ndërshtetërore.




Kurse sot, Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga disa ministra të kabinetit të tij, pritet të vizitojë familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Kosovë. Po ashtu, Rama do të vizitojë dy nga fabrikat eksportuese më të mëdha kosovare.

Sipas agjendës Rama do të ndalet në orën 17:00 në Xërxë në fabrikën e miellit, “M&Sillosi” ku do të bisedojë me rreth 500 fermerë, ndërsa në 17:45, do ta vizitojë fabrikën e dyshekëve, “Comodita” në Gjakovë. Kjo është hera e dytë që Rama vizion sektorë të korporatës. Hera e parë ishte më 2014.

Në këtë vizitë në Kosovë, Rama do jetë bashkë me delegacionin ku bëjnë pjesë, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ajo e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, Mirela Kumbaro e Turizmit dhe Mjedisit, si edhe Elisa Spiropali, ministre për marrëdhëniet me parlamentin,

Pasi t’i kenë përfunduar këto vizita të dielën, ministrat do të shkojnë në Prishtinë, ndërsa Rama do të shkojë në Burojë, te familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, të cilin e vizitoi ditë më parë edhe në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Një ditë më pas, në Prishtinë mbahet takimi i radhës i qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë. Mbledhja e fundit e qeverive Kosovë-Shqipëri u mbajt në fund të nëntorit të shkuar në Elbasan. Në këtë mbledhje u theksua nevoja e bashkëpunimit mes vendeve teksa synohet të shkohet drejt një tregu të përbashkët, ku shqiptarët të jetojnë, studiojnë, punojnë dhe të dalin në pension në të dyja anët e kufirit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.