Kosova

Mbledhja e dy qeverive/ I pari flet Albin Kurti: T’i zgjidhim problemet politike në fillim, e jo në fund!

11:27 - 20.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive ka nisur me fjalën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili nuk la pa përmendur dhe situatën e shkaktuar në rajon nga pushtimi rus si dhe foli për problemet e pazgjidhura politike.




“Marrëdhëniet me dy vendeve tona janë dëshmi se kur nuk ekzistojnë probleme të pazgjidhura politike, suksesi i marrëdhënieve në të gjitha fushat e tjera është i garantuar. Është dëshmi gjithashtu se bashkëpunimi, integrimi e zhvillimi i qëndrueshëm në gjithë rajonin sigurohet duke i zgjidhur problemet politike në fillim e jo në fund. Lënia për fund e mbajtja pezull e zgjidhjes të problemeve esenciale politike mban pezull mosbesimin e ndërsjellë social”, tha Kurti.

Kujtomë se në këtë  mbledhje, qeveritë pritet të firmosin disa marrëveshje në turizëm, arsim, bujqësi, infrastrukturë dhe siguri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.