Kosova

Sot mbledhja e përbashkët e dy qeverive/ Rama ndan momentet e vizitës në familjen e Hashim Thaçit (FOTO)

08:36 - 20.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka ndarë paraditen e sotme disa foto me momentet e takimit të djeshëm me familjen e ish-Presidentit Hashim Thaçit, i cili ndodhet prej 1 viti në Hagë.




Përqafime e dhurata shihen në fotot e ndara mëngjesin e sotëm nga kreu i qeverisë në Instagram dhe Facebook. Përqafimi me babanë e Thaçit, Haxhi Thaçin, zë vendin e parë në fotogalerinë e ndarë nga Rama.

Postimi i Ramës:

‘MIRËMËNGJES dhe me emocionet e vizitës në familjen e Presidentit Thaçi, ju uroj një javë të mbarë’- shkruan Rama.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Vizita u zhvillua ditën e djeshme, një ditë para mbledhjes së dy qeverive. Kujtojmë se, sot do të zhvillohet mbledhja e 8-të mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Në Prishtinë, do të takohen delegacionet e dy qeverive.

Gjithçka pritet të nisë në orën 11.15, për të vijuar me fjalë të mbajtur nga 2 kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti, e më pas nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim. Pas ceremonisë do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.