BLUETOOTH

Studimet tregojnë se Amber Heard ka ‘fytyrën më të bukur në botë’

20:53 - 21.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sipas shkencëtarëve, sa më afër të jetë një person me “seksionin e artë”, aq më i bukur konsiderohet ai.




Shkencëtarët që kanë studiuar fytyrat e femrave të famshme, bazuar në teknikën e hartës (facial mapping), raportojnë se personi që konsiderohet më e bukura në botë është ai i Amber Heard.

Sipas hulumtimit të ekspertëve, aktorja e ‘Aquaman’ i korrespondon “seksionit të artë” me një përqindje prej 91,85%, duke lënë të dytën Kim Kardashian, e cila arrin në 91,39%.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @kimkardashian

Distancat mes syve, vetullave, hundës, buzëve, mjekrës, nofullës dhe forma e fytyrës së saj u analizuan në detaje dhe treguesit treguan se ajo ka fytyrën “perfekte”.

Kjo teknikë e veçantë e hartës së fytyrës i ka rrënjët në kohët e lashta, kur grekët zbuluan se “proporcioni” luan rolin e saj kudo në natyrë dhe kështu, ata menduan se ekziston padyshim një “formulë” që mund të gjykojë nëse një person është i bukur apo jo. Raporti i artë është kudo rreth nesh dhe mund të përdoret për të vlerësuar çdo gjë, nga një person në një ndërtesë.

Dr.De Silva , i cili drejton Qendrën për Kirurgjinë e Avancuar Estetike dhe Plastike në Londër, tha për DailyMail: Ne kemi dalë me një teknikë krejt të re të hartës kompjuterike që mund të kuptojë se si të bëjmë përmirësime delikate në formën e fytyrës tuaj. Me këtë teknologji inovative, ne kemi zgjidhur disa nga misteret e asaj që e bën dikë të bukur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kate Moss Agency (@katemossagency)

Siç shtoi ai, ai e aplikoi këtë teknikë për zonja të ndryshme të famshme dhe zbuloi se shumë prej tyre përshtaten me standardet e lashta greke të bukurisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Emily Ratajkowski (@emrata)

E para në radhë ishte Amber Heard, siç u përmend më parë, e ndjekur nga Kim Kardashian, Kate Moss, Emily Ratakowski dhe në fund, Kendall Jenner.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kendall (@kendalljenner)

Së fundi, Dr. De Silva përdori të njëjtën teknikë për të krijuar fytyrën “perfekte”, pra atë që i përgjigjet 100% raportit të artë, duke kompozuar karakteristikat e femrave të ndryshme të famshme.

Më konkretisht, ai përdori sytë e Scarlett Johansson, hundën dhe mjekrën e Amber Heard, vetullat e Kim Kardashian, ballin e Kate Moss, formën e fytyrës së Rihannës dhe buzët e Emily Ratajkowski.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.