AKTUALITET

Ish zëvendës presidenti amerikan vizitë në Manzë në kapmin e iranianëve: Ju mbështesim në luftën për lirinë e Iranit

19:48 - 23.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish Zëvendës Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, në fjalën e tij pas vizitës në Manzë në kampin Ashraf 3, është shprehur se është një privilegj të jesh mes personash të cilët kanë luftuar për lirinë e Iranit.




“Ju falenderoj për këtë mirëseardhje kaq të ngrohtë. Është një nder i madh të jem këtu së bashku me gruan time në kampin “Ashraf 3” në Shqipëri. Është një privilegj të jemi sot këtu në shtëpinë e mijëra personave kurajozë të Iranit.

Dua t’ju falenderoj të gjithëve. Është hera e parë që unë vizitoj Shqipërinë. Nuk do flas në emër të shtetit amerikan por me ndjesinë e popullit amerikan të cilët shmëica janë me ju, duke ju mbështetur për lirinë e Iranit.

Kam udhëtuar mijëra milje për të qenë sot këtu pasi ne ndajmë një çështje të përbashkët. Çlirimin e popullit të Iranit. Ne ndajmë një parim për një Iran të lirë dhe demokraci të qëndrueshme. Dua të falënderoj të gjithë. Shumica jush keni kaluar situata shumë të vështirë. Ju falënderoj për qëndrueshmërinë në emër të lirisë. Është hera e parë që vizitoj Shqipërinë. Unë flas në këndvështrimin e shumicës amerikane. Populli amerikan janë me ju dhe ju mbështesin ju që luftoni për lirinë e Iranit. E di brenda zemrës sime që shumica duke qenë përvoja ime që kam shërbyer ne kongres dhe duke qenë edhe zv president e di që shumë amerikanë kanë familjarët e tyre. 1.5 mln amerikanë kanë lindur në Iran. SHBA sot është shtëpia e diasporës së Iranit më shumë se çdo vend tjetër në botë. Amerika është pasuruar shumë nga kontributi i shumë iranianëve. Amerika është dhe do të jetë gjithmonë tokën e lirisë duke mbajtur përgjithmonë flakën e lirisë në përjetësi. Jemi krenar për komunitetin tonë dhe bashkohemi me zemrat tuaja për viktimat që kanë rënë për lirinë dhe ata që kanë vuajtur. Ne ju mbështesim. Zëri juaj në hapësirën globale është më i fortë se gjithmonë”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.