Kryesore

6 miliard lekë për kompanitë e tenderave/ Berisha: Akt cinik dhe çnjerëzor, Rama shpërfilli të varfërit!

12:15 - 01.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Akti normativ që u vë në dispozicion 6 miliard lekë kompanive të rindërtimit për kompensimin e rritjes së çmimeve nga lufta në Ukrainë, për Sali Berishën është një akt cinik, që shpërfill qytetarët e thjeshtë.
Në konferencë për mediat, Berisha tha se tenderat e rindërtimit janë fituar me 99.99% të vlerës dhe paratë duhet të ishin shpërndarë për shtresat e varfra dhe jo për klientelën e Edi Ramës.




“Akti i djeshëm, tejkalon imagjinatën. Edi Rama vendosi qindra miliona euro të fituara duke u pirë gjakun shqiptarëve me bordet shushunja, qindra milion euro që u shtuan nga rritja e TVSH. Në vend se t’u ktheheshin atyre që nuk sigurojnë dot ilaçet, atyre që nuk blejnë dot ilaçet, Edi Rama i shpërndau klientelës. Ia dha një grupi kompanish që kanë fituar tendera me ligjin e ri të korrupsionit, me 99.99% të vlerës. Ata që fituan tenderët me çmime maksimale, po marrin bonusin e ri për ta ndarë me ramën dhe qeveritarët e tij. Nuk ka akt më cinik dhe çnjerëzor. Si mund të bëhet? Këto para që dolën nga rritja e çmimeve që janë djersë dhe sakrificë e njerëzve që punojnë nuk mund t’i jepeshin klientelës. Dekret qeveritar i pashembullt në histori. Çdo vend bën dekrete për njerëzit në nevojë për të rritur ndihmën ekonomike, në Shqipëri ndodh e kundërta, ndaj e dënova dje dhe sot para jush dhe u bëj thirrje qytetarëve, këtë qëndrim cinik, këtë shpërfillje të Edi Ramës ndaj tyre, ta shndërrojnë në një revoltë të fuqishme qytetare, të bashkohen në datë shtatë, i shtati në orën shtatë” tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.