LAJMI I FUNDIT

Berisha akuza për Gaz Bardhin: Braktisi Arbër Paplekajn në Elbasan, në marrëveshje me socialistët!

12:40 - 01.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se detajet e reja që kanë dalë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit tregojnë se Arbër Paplekaj qëlloi për vetëmbrojtje. Sipas dosjes, Paplekaj u qëllua nga dy gryka armësh nga persona që ende nuk janë identifikuar. Pas kësaj, Berisha akuzoi Gazment Bardhin, deputetin e Partisë Demokratike në Elbasan se e braktisi shoqëruesin e tij në burg dhe nuk ka dalë të denoncojë më socialistët për manipulimin e dosjes.




Sipas Berishës, Gazment Bardhi ra në marrëveshje me Partinë Socialiste për mbylljen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit dhe pas kësaj ka heshtur duke braktisur Paplekajn në burg.

“Mashtrimi që bëri policia se nuk kishte materiale zgjedhore, bashkë me Alfred Shehun se e morën peng atë Grecën, është ngjarje e shëmtuar që tregon Edi Ramën dhe fytyrën e tij. Mund të të gënjejë policia, por nuk të gënjen Shërbimi Informativ. Kryeministri ishte i detyruar të qëndronte ndaj këtij zhvillimi dramatik, por kryeministri donte votat e gjakut. S’kishte rëndësi se u vra një njeri, por rëndësi kishin votat e gjakut. E keni dëgjuar të flaës Gazment Bardhi? Është në burg Paplekaj. Ai ishte në stafin e gaz Bardhit, shkoi për Gaz Bardhin, nuk shkoi për të atin atje. U krijua një komision parlamentar, çështje e Elbasanit do të hetohej deri më 1 por Gaz Bardhi duhet të kërkonte hetim të plotë, se nëse Paplekaj do qëllonte për të ekzagjeru rrezikun, nuk ishte vetëmbrojtje, por nëse drejt tij u drejtuan dy gryka zjarri, s’kishte rrugë tjetër vetëm vetëmbrojejten. Dhe komisionin parlamentar e mbyllën me Taulant Ballën. Nuk funksionoi asnjë ditë. E keni degju të dalë të protestojë? Kur e merr tjetrin dhe e ke në ekip, do nxjerrësh përgjegjësinë tënde dhe je i detyruar, jo ta braktisësh, sic e braktisën këta Arbër Paplekaj, se donin të mbyllnin krimin shtetëror dhe në kuptimin e fshehjes nga Ardi Veliu, prokurori dhe Rama të krimit. Cfarë duhet të jetë ai që nuk ndjen përgjegjësi për këtë? Ai ishte me ty, në zyrat e tua, e kishe marrë ti dhe tani “rri në fatin tënd” se bëre ti marrëveshje me Taulant Ballën. E dënoj heshtjen që mban ndaj Ardi Veliut, Alfred Shehut dhe Taulant Ballës. I them SPAKU-t se Alfred Shehu është kriminel, bashkëpuntor I bandës së Elbasanit dhe një damkë se SPAK është i partisë. Arjan Hoxha, aktin e parë që bëri, njoftoi policinë dhe në bazë të njoftimit të tij policia shkoi aty, por bëri sehir dhe gënjeu në mënyrë kriminale. “E rrëmbyen” tha për Grecën, kur Arjan Hoxha njoftoi policinë. T’i kishte marrë policia të gjithë, por ata janë frikacakë, nuk meritojnë të jenë në detyrë, po Edi Rama që akuzonte gazetarin “Kurajo e madhe të quash policinë gënjeshtare” për Ardi Veliun. Por Rama është peng I Ardi Veliut, se ai di shumë” u shpreh Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.