LAJMI I FUNDIT

Berisha kundër legalizimit: Kanabisi, krim, krim dhe vetëm krim!

12:48 - 01.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh kategorisht kundër draftit të qeverisë për legalizimit të kanabisit mjekësor.




Berisha u shpreh se është krim të legalizosh kanabisin në një vend që ngjitet me shpejtësi në çatinë e botës për trafikimin dhe prodhimin e saj.

“Kategorikisht kundër , për PD e për shqiptarët kanabisi është krim krim e vetëm krim të legalizosh kanabisin në një vend që me shpejtësi të rrufeshme ngjitet në çatinë e botës për trafikimin e prodhimin e saj do të thotë të shpallesh veten Escobarin e Evropës. Rama e bën këtë në zbatim të doktrinës së George Soros.

Soros ka kërkuar të ndërpritet çdo lloj lufte kundër drogave, edhe pse në SHBA vdesin çdo ditë 273 persona. Edi Rama tani në zbatim të kësaj praktike deklaron se po legalizon kanabisin. Kjo është një damkë e madhe që i bëhet vendit. Dhe një mbështetje e fuqishme për krimin. Dhe pas kësaj ai ka deklaruar se do bëjë anketën për përdorim të gjerë. Edi Rama synon të shkatërrojë qenien e shqiptarëve”, deklaroi Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.